Saimir Tahiri i ka dërguar sot një letër Kuvendit ku i kërkon zyrtarizmin e dorëheqjen së nga mandati i deputetit.
Në letrën që mban firmën e Tahirit, ky i fundit i kërkon kryetarit të Parlamentit Gramoz Ruçi, që të ndjekë hapat e parashikuar nga ligji për zbatimin e kërkesës së paraqitur prej tij.
Në letrën shkruhet se “për arsye që tashmë i kam bërë publike, kërkoj prej jush të ndiqni procedurat ligjore të parashikuara nga ligji për dorëzimin e mandatit tim si deputet i Kuvendit të Shqipërisë”.



