Një ditë më parë, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri deklaroi nga Kryesia e Kuvendit se do të dorëzojë mandatin e tij të deputetit, në mënyrë që të gjykohet si një qytetar i thjeshtë nga drejtësia.
Sipas burimeve, në protokollin e Kuvendit të Shqipërisë ende nuk ka një shkresë zyrtare ku me vullnetin e tij deputeti Tahiri të lërë mandatin.
Mësohet se akti zyrtar do të bëhet sot dhe më pas Kuvendi ja përcjell atë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, që më pas bën zëvendësimin me kandidatin pasardhës, Spartak Braho.
Megjithatë ky i fundit ende nuk ka një vendim nëse do të marrë apo jo mandatin e deputetit.


