• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Pas gjetjes së trupit të Malësor Dashit, vazhdojnë kërkimet për Armend Trenën
Home
Aktualitet
Kronikë

Pas gjetjes së trupit të Malësor Dashit, vazhdojnë kërkimet për Armend Trenën

4 May, 2018 anxheladoko Aktualitet, Kronikë

Dje pasdite në lumin Lepenc është gjetur trupi i pajetë i policit Malësor Dashi, i cili së bashku me kolegun e tij Armend Trena me veturën zyrtare, të shtunën kanë rënë në ujë. Që nga ajo ditë njësitet e FSK-së, Policisë dhe të zhytësve kanë bërë kërkime në ujë por deri dje nuk është gjetur trupi i asnjërit
Ndërkaq nga Policia dhe mekanizmat tjerë bëhet e ditur se kërkimet do të vazhdojnë edhe për policin tjetër.

Trupi i policit Dashi është gjetur pesë kilometra larg vendit ku kishte ndodhur aksidenti.

Policia thotë se edhe më herët kanë pasur dyshime se në këtë lokacion mund të gjendet trupi i njërit nga policët.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Ferizaj, Agim Gashi, tha se kishin dyshim se në këtë lokacion mund të gjendet diçka.

Trupi i pajetë i Malësor Dashit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Kryeprokurori i Prokurorisë themelore të Ferizajt, Shukri Jashari, tha se nga shikimet e para të kufomës bëhet fjalë për aksident ndërsa hodhi poshtë për dyshime tjera. Ai sqaroi edhe pse në momentin kur është gjetur ka qenë pa rroba.

Për të kërkuar trupat e policëve në lumë dje ka dalë edhe zhytësi profesionist Ismajl Kasumi bashkë me ekipin e tij.

Ai tha se kjo është një punë profesionale e të gjithë zhytësve, të cilët kanë arritur të gjejnë trupin e njërit nga policët.

Sipas tij, të gjithë punën për gjetjen e policit e ka ndihmuar një ekskavator që ka gërryer dheun në ujëra vazhdimisht.

Kasumi ka thënë se sot do të vazhdojnë kërkimet për policin tjetër por shtoi se ai nuk është i sigurt nëse do të marrë pjesë, ndërsa beson se trupi i tij nuk është larg vendit ku është gjetur sot polici Dashi.

Në kërkim të dy policëve gjatë gjithë kohës ka marrë pjesë edhe kryeimami i xhamisë së Kaçanikut, Florim Neziraj.

Aksidenti ka ndodhur më 28 prill (të shtunën), në magjistralen Han i Elezit – Kaçanik te vendi i quajtur “Kulla e Qeshmes” vetura e zyrtare e të cilëve bashkë me dy policët ka rënë në humnerë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Misteri 1 milion euro, si dështoi shitja e Elbasanit te anglezët
Previous article BULQIZË/ Aksidentohet në minierë 48 vjeçari, arrestohet tekniku. Mbi të rëndon akuza...

anxheladoko

Postime të ngjashme

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi Aktualitet

"RAMA DORËHIQU"/ Protestuesit vijojnë marshimin në Tiranë: Jo 2 mijë, por 200 mijë deri sa të ketë drejtësi

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut Aktualitet

ÇFARË NDODHI? Policia rrethon “ML”-në e zezë në Durrës, një i ri arratiset mes trafikut

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet Aktualitet

PAS TUBIMIT TE KRYEMINISTRIA/ Nis marshimi në rrugët e Tiranës, ‘lumë’ protestuesish në kryeqytet

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT