Zgjedhjet lokale në Maqedoni kanë rikonfiguruar skenën politike në vend, duke salduar përfundimisht epërsinë e LSDM-së së Zoran Zaevit në të gjithë vendin, dhe kanë hequr monopolin e BDI-së në zonën shqiptare.
Fenomeni kryesor i këtyre zgjedhjeve ësht♪7 zhdukja e PDSH-së së Menduh Thaçit.
Lëvizja BESA është konfirmuar si forca shqiptare numër dy, ku është renditur e dyta pra ndodhet në balotazh në të gjithë qytetet shqiptare, por ajo që është më e veçanta është se për BESA kanë votuar vetëm zgjedhësit shqiptarë, ndërkohë që BDI ka përfituar nga koalicioni me LSDM-në në pushtet.
Partia e Zoran Zaevit ka arrritur një triumph të vërtetë, dduke nisur që nga qyteti i Shkupit ku kandidati i LSDM-së, Peter Shilegov ka marrë 126.642 vota, ose 50,07%. Nuk dihet nëse është arritur kufiri për të dalë fitues në raundin e parë, port ë gjitha gjasat janë dhe kjo fitore e LSDM-së ka ardhur edhe si pasojë e koalicionit me BDI-në.
LSDM ka arritur sërish të marrë vota shqiptare dhe në komunën Haraçinë, kandidatja e Zaeevit, Milikije Halimi ka triumfuar me 57%, edhe pse BDI kandidonte me njeriun e saj.
Ndërkaq BESA është parti e dytë në thuajse të gjitha qytetet shqiptare, përveç Strugës dhe Raravarrit, kun ë vendet e dyta ndodhen përkatësisht Zijadin Sela ddhe Arben Taravari i Aleancës shqiptare.
Dy kandidatët më prominent të BESA: Bilall Kasami dhe Zeqerija Ibrahimi kanë arritur rezultate të mira në Tetovë dhe Çair, të cilat janë edhe dy qendrat më të rëndësishme të shqiptarëve në Maqedoni.
Kryetari i BESA-s, Bilall Kasami, deklaroi mbërë pas nisjes së procesit të numërimeve, se lëvizja që ai drejton ka dyfishuar numrin e votive duke u rritur ndjeshëm në krahasim me zgjedhjet parlamentare.
Tashmë është vulosur pozicioni i BESA-s, e cila nuk është më suprizë, por është salduar pozicioni i saj si opozita më e fortë parimore e shqiptarëve.
Zeqerija Ibrahimi, ka deklaruar ndërkaq se BESA e sheh Aleancën Shqiptare të Zijadin Selës si partnerën normale në raundin e dytë të zgjedhjeve.
Sela dhe Taravari kanë nevojë për votat e BESA-s në Strugë e Gostivar, ndërsa BESA me votat e Aleancës mund të arrijë fitoren historike në Tetovë e Çair nëse funksionon kjo aleancë, e cila siç duket është profiluar dhe po zhvillohen negociata të rëndësishme në këto orë.
Nëse ndodh që partitë e reja fitojnë qeverisjen e qyteteve shqiptare do të kemi realisht një ndryshim politik shumë të rëndësishëm për të rrënuar monopolin 20 vjeçar të BDI-së.


