Dy persona janë ndaluar si autorë të dyshuar të vrasjës se Agim Bucit 52 vjeç dhe plagosjes së bashkëshortes së tij, dy ditë më parë gjatë tentativës së grabitjes së një dyqanin në zonën e Kamëz.
Ende nuk bëhet i ditur identiteti i personave, por burime nga policia bëjnë të ditur se një prej personave, një 25 vjeçar ka pranuar se ka qëlluar në drejtim të Agim Bucit, ndërsa personi tjetër e ka mohuar.
25-vjeçari ka thënë se e njifte çiftin dhe jetonte pranë banesës së tyre.
“U nisëm të merrnin çfarë të gjenim, sepse e dinimi që nuk kishin lekë”, mësohet se ka thënë autori i dyshuar.
Zbulimi për kapjen e dy të dyshuarvë është bërë nga komisariati 5 në Kamëz, pas përgjimeve telefonike.
Ndërkohë burime të Policisë Tiranë deklarojnë se nga kamerat e sigurisë nuk u gjet asgjë sepse ishte errësirë
Policia sqaron se tiparet fizike të të ndaluarve përputhen me karakteristikat fizike dhe se nuk ka bashkëpunëtorë të tjerë të vrasjes së Agim Bucit
Burime për Ora News nga policia e Tiranës thanë se në vendin e krimit janë gjetur dhe po analizohen disa gjurmë që dyshohet se i përkasin autorëve, ndërsa më herët janë verifikuar 27 persona
Po vijonë kërkimet për armën e krimit, pasi të ndaluarit refuzojnë të tregojnë se ku e kanë fshehur.
Si ndodhi ngjarja?
Gruaja e pronarit, 44 vjeçarJa u përball me dy persona të maskuar dhe me kapele të veshur sportiv. Pasi i kërkuan paratë, gruaja u ka thënë se nuk kishte lekë, ndërsa mori një thikë e tentoi t’i godiste.
Në këtë moment autorët e qëlluan në këmbë me dy plumba pistolete ndërsa djali i saj 6 vjeç u ul poshtë tavolinës.
Pasi dëgjoi të shtënat dhe ulërimat e bashkëshortes, Agim Buci mbërriti menjëherë në dyqan e tij dhe tentoi t’i hiqte maskën njërit prej autorëve. Nga një distancë fare e shkurtër, ai u qëllua për vdekje në gjoks me pistoletë.


