• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Samiti historik mes dy Koreve, si e theu 2 herë protokollin Kim (FOTO)
Home
Nderkombetare

Samiti historik mes dy Koreve, si e theu 2 herë protokollin Kim (FOTO)

27 April, 2018 anxheladoko Botë, Nderkombetare

Kim Jong-un takoi presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in në kufi: samiti historik u zhvillua në Panmunjom dhe të dy shtrënguan duart disa herë. I shkurtër por një takim jashtë programi domethënës me Moon, i cili shkoi për disa sekonda në Veri me ftesë të liderit Kim Jong-un. Kim është udhëheqësi i parë në fuqi i familjes, që shkel në territorin jugkorean.

KIM: NJË HISTORI E RE FILLON TANI
“Një histori e re fillon tani”, është mesazhi i liderit të Koresë së Veriut Kim Jong-un në librin e vizitorëve në Shtëpinë e Paqes, një ndërtesë trekatëshe në pjesën jugore të fshatit kufitar Panmunjom ku u zhvillua takimi.

Kim Jong-un bëri thirrje për biseda “të sinqerta” për çështjet e gadishullit, “jo për të humbur kohë dhe mundësi” për të marrë “rezultate të mira”. Në tryezën e bisedimeve ishte prezentë edhe motra e Kim, Kim Yo-jong duke marrë shënime. Nga ana e tij, Moon kujtoi se “bota i ka sytë në Panmunjom”, e cila është bërë ” simbol i paqes dhe jo i ndarjes” falë vizitës së Kim.

MOON KALON KUFIRIN E VERIUT DHE KTHEHET NË JUG ME KIM 
Pak para fillimit të bisedimeve, u zhvillua një takim domethënës jashtë programit me Presidentin e Koresë së Jugut, që vendos këmbët në Korenë e Veriut. Kim arriti në vijën e demarkacionit ushtarak nga një ndërtesë e afërt duke pasur në krahë punonjësit e tij kyçë.

Me veshjen tradicionale të errët të stilit “Mao”, lideri koreano-verior eci në korridorin e ngushtë që ndante dy ndërtesat e takimit, të njohura si T2 dhe T3, në Zonën e Përbashkët të Sigurisë (JSA).
Moon e priti Kim duke buzëqeshur në rripin e çimentuar që shënjon kufirin. Dy liderët shkëmbyen shtrëngimin historik të dorës rreth orës 9:30 me orën lokale (2:30 në Shqipëri), duke fiksuar në aparate momentin e pavdekshëm të ngjarjes.

Kim, çuditërisht, më pas kërkoi që Moon të kalonte përsëri kufirin, gjë që u bë duke u mbajtur për dore. Disa sekonda më pas, të dy u kthyen në Jug në qilimin e kuq, pas roja presidenciale e Koresë së Jugut me kostum tradicional. Pas arritjes në Shtëpinë e Paqes, ku u mbajt ceremonia e mirëpritjes, të dy udhëheqësit kaluan rojet e nderit dhe paraqitën delegacionet e tyre përkatëse, raporton BW.

KIM KËRKON FOTO GRUPI
Pritja e Koresë së Jugut e rezervuar për Kim Jong-un ishte ajo specifike për liderët e huaj në një vizitë shtetërore, me shumë nderime. Kim, ndërsa mbërrinte në Shtëpinë e Paqes, duket se theu për së dyti protokollin në bazë të imazheve televizive të drejtpërdrejta: udhëheqësi sugjeroi një foto grupi me Moon dhe delegacionet përkatëse.

Në delegacionin e Koresë së Veriut, përfshihen ndër të tjera Kim Yong-nam, kreu i ceremonialit dhe shefi i shtetit de facto dhe motra e vogël e udhëheqësit Kim Yo-jong, e cila pati një përshëndetje miqësore me shkëmbimin e pak fjalëve dhe një buzëqeshjeje me Moon, me të cilin u takua në shkurt në vizitën që pati në Korenë e Jugut për pjesëmarrjen në ceremoninë e hapjes së Lojërave Olimpike të PyeongChang. Me këtë rast, Kim i reja, si e dërguar e veçantë e vëllait të saj, i dorëzooi Moon një letër personale dhe një ftesë për të vizituar Pyongyang sa më shpejt të ishte e mundur.

RAUNDI I PARË I BISEDIMEVE ZGJATI DY ORË 
Raundi i parë i bisedimeve midis Presidentit të Koresë së Jugut, Moon Jae-in dhe udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, u përmbyll në Shtëpinë e Paqes në Panmunjom pas rreth dy orësh. Të dy udhëheqësit nuk kanë ngrënë drekë së bashku. Kim u kthye në Veri dhe pasdite do të shkojë sërish në jug për aktivitete të tjera që synojnë forcimin e besimit të ndërsjellë, duke përfshirë një shëtitje. Pas bisedimeve të reja, nënshkrimi i deklaratës së përbashkët dhe darka përfundimtare e ofruar nga Moon.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VRASJA NE KAMEZ/ Ndalohen autorët. DESHMIA: "U nisëm të merrnim çfarë të gjenim"
Previous article La Liga/ Andres Iniesta, ja historia si Barcelona nënshkroi me një nga më të mëdhenjtë

anxheladoko

Postime të ngjashme

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake Botë

KRIZË MES POLONISË DHE UKRAINËS/ Zelensky rrezikon të humbasë dekoratën më të lartë polake

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë Botë

ATENTAT PRANË MOSKËS/ Koloneli rus vritet nga shpërthimi me bombë në makinë

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT