Mbërrijne ne Gjykaten e Apelit Shkoder 11 te arrestuar nga protesta ne Kukes per tarifim e rruges se Kombit ku do te xhvillohet seanca.
Gjyqi do të nisë në orën 11:00. Avokatët e të arrestuarve kanë kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për protestuesit dhe kanë argumentuar me një sërë provash që arrestimet ishin bërë në mënyrë të paligjshme.
Opozita shqiptare e ka konsideruar arrestimin e tyre, krim shtetëror dhe ka kërkuar lirimin e protetsuesve deri edhe tek shefja e diplomacisë europiane, Federica Mogherini, që ishte në Tiranë dy ditë më parë.
11 të arrestuarit akuzohen për kundërshtim të forcave të policisë dhe shkatërrim të pronës publike.


