Prokurorja e Apelit të Shkodrës, Besa Nikëhasani, e quan të padrejtë vendimin e KPK-së
Edhe pse ironizoi me duartrokitje dhe buzëqeshje brenda sallës së gjyqit, jashtë saj shfaqi tension, mllef dhe zhgënjim.
Besa Nikëhasani: “Kam lënë fëmijët në gjumë dhe i kam gjetur në gjumë”.
Një gazetar ndërhyn dhe i thotë: Qetësohu, ke dhe një apelim mbrapa.
Besa Nikëhasani: Ti do më tregosh apelimin, ti do më tregosh. 25 vjet kam bërë apelime, rekurse, të gjitha i kam bërë.
E indinjuar ajo tha per gazetaret se ka punuar me përkushtim dhe nuk ka shkelur asnjëherë ligjin, madje shton se nuk ka asnjë llogari kursimi
“Ju siguroj nuk e kam shkelur ligjin në jetën time. Nuke di cfarë prokurorësh duhen?! Jam përkushtur punës duke i lënë fëmijët të rriten vetë. Jam e pastër. Nuk kemi një llogari kursimi, vetëm blej paguaj. Nuk kemi një lloj llogarie kursimi nuk është e drejt. Po të mos isha me integritet nuk do të kandidoje në KLP”
Prononcimi për gazetarët
Besa Nikëhasani: 22 vjeçe kam bërë punën e prokurores, jam përplasur me 1000 kriminelë.
Pyetje: Në seancën e shkuar deklaruar se keni besim në proces.
Besa Nikëhasani: Si nuk kam besim moj, kam qenë nga ata që kam thënë duhet vettingu se na vinte zot me thënë ku punon nga X dhe Y që nuk kam punë me to. ILDKPI më ka nxjerrë siç janë të gjitha letrat, ne kemi filluar me deklaru pasurinë në 2003. Të betohem, unë kam deklaruar vetëm rrogën time sepse nuk e kam ditur në fillim se duhet të deklarohet gjithçka çfarë ke. Që në 2004 kam deklaruar shtëpi e pa hipotekuar në Lezhë.Të gjithë deklaratat e pasurisë e kanë këtë adresë, këta thonë nuk e ke pasur atë shtëpi. Ok nuk e kam shtëpinë. Po mirë, 10 dynym tokë të bashkëshortit në fshatin Rrilë shkoni dhe shikoni. Shtëpinë që e ka shitur aty është. Ku i çova lekët e shtëpisë dhe tokës? Ose më gjeni ku i çova lekët ose ajo shtëpi është e imja.
Është prishur shtëpia dhe është bërë pallati 90 hyrje nga 8 hyrje, unë kam përfituar një ambjent dhe një shumë të caktuar për të blerë një dhomë e kuzhinë për të futur plaçkat. Me shku tek Zoti, këtu dhe në hënë 100 vjet unë kurrë nuk jam e korruptuar, pastërtinë e figurës kurrë nuk e kam shkelur. Më gjeni një dosje që kam bërë një shkelje. Do të ndjek rrugën ligjore, do vazhdoj apelimin se është e drejta ime. Jam shumë kurioze të di se çfarë arsyetojnë në vendim. Pse nuk merret dhe pastërtia e figurës dhe ana profesionale? Nëse unë kam pasuri të pajustifikuar nga e mora unë kur nuk kam shkelur një herë të vetme ligjin, kam punuar me përkushtim dhe ndershmëri. Kam 14 vjet që shkoj nga Tirana në Shkodër, po të isha nga të korruptuarat isha si gjithë dynjaja në Tiranë.
Pyetje: Do shkoni në Prokurorinë e Shkodrës?
Besa Nikëhasani: Isha e komanduar. Si të shkoj, me dhënien e këtij vendimi unë pezullohem nga detyra deri në dhënien e vendimit të Gjykatës së Apelit. Nuk e di çfarë prokurorësh duhen?
Ju po thoni që jeni e pa korruptuar?
Me shku tek Zoti dhe në hënë, jam e pakorruptuar. Jam e pa korruptuar, edhe 1000 vite të tjera. Nuk e njoh korrupsionin. Më gjeni një dosje që kam shkelur dhe …
Do e apeloni këtë vendim?
Do e apeloj këtë vendim. Duhet të merret edhe pastërtia e figurës dhe ana profesionale parasysh. Se kam shkelur kurrë ligjin. Shkoj çdo ditë nga Tirana në Shkodër. Po ashtu rrija në Tiranë si gjithë të tjerët.
A do të shkoni sot në punë në Shkodër?
Si të shkoj unë në punë sot? Jam shkarkuar. Se kam shkelur kurrë në jetën time detyrën. Jam e pastër. Kam pasur vetëm në 1 vit, 43 vrasje kur ka qenë kryeprokurorja Ina Rama. Ça të them unë?! I jam përkushtuar detyrës. Duke lënë mënjanë fëmijët e mi.
Zonja prokurore, në disa raste thatë se u është rrezikuar jeta?
Më kanë vënë tritol në shtëpi dhe në makinë në vitin 2002, prandaj ika nga shtëpia se u trembën fëmijët, nuk jetohej më aty. Është dosja nuk ma ka gjetur as shteti. S’më ka mbrojtur njeri. Këta thonë; ‘që ke furositradë’. Po me ça të shkoj në Shkodër? Me Golf 2-sh do shkoj? Të më hedhin në kanal.
Keni thënë se ju është rrezikuar jeta…
Më është rrezikuar jeta. Në 2002 më kanë vënë tritol te makina. Kam ikur nga ajo shtëpi ku ndodhi ngjarja se më është trembur djali. Është dosja në prokurori, ende nuk është gjetur autori. Pse shkoj në punë me Fuoristradë, me ca të shkoj, të më hedhin në kanal. Më kanë goditur dy herë në makinë. Kemi kaq vite që punojmë dhe nuk kemi një llogari bankare burrë e grua.
Vendimi i Vettingut, flet Nikëhasani
Vendimi i Vettingut, flet NikëhasaniPër më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vettingu-kpk-jep-sot-vendimin-prokuroren-besa-nikehasani
Gepostet von Ora News am Freitag, 20. April 2018


