Konferencë e përbashkët për shtyp në Berlin mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emmanuel Macron për reformat e ardhshme në BE dhe situatën në Siri.
LONDËR – Kryeministri indian, Narendra Modi për vizitë në Britani të Madhe, ku do të marrë pjesë në samitin e krerëve të qeverive të Komonuelthit.
VARSHAVË – Përkujtohet 75 vjetori i kryengritjes së getos së Varshavës.
AMSTERDAM – Holanda kërkon që çështja e Brexit të dalë përpara gjykatës më të lartë të BE-së.
HAGË – Kryeministri holandez, Mark Rutte pret sekretarin e përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
LONDËR – Samit i krerëve të shteteve të Komonuelthit.
WASHINGTON – Mbledhje e ministrave të Financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të G20-ës, në kuadër të asamblesë së FMN-së dhe Bankës Botërore.
DAMASK – Fillon misioni i ekspertëve të Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) në Duma, për të hetuar mbi sulmin e dyshuar me armë kimike të 7 prillit.
JERUZALEM – Izraeli feston festën kombëtare me rastin e 70 vjetorit të shpalljes së pavarësisë.
HAVANA – Raul Kastro i kalon zyrtarisht presidencën, Miguel Diaz Canel. /G.S/


