Deputeti Tom Doshi u shpall ‘non grata’ nga SHBA, ndërsa pas daljes nga seanca e sotme plenare u shpreh se nëse bëhet veting në politikë, ikën gjysma e parlamentit.
“Nëse vijon kështu i bie me kaluar të gjithë ‘non grata’, të prononcohet edhe DASH për akuzën që më ka bërë.
Nëse bëhet Vettingu dhe politikë nuk mbetet asgjë gjysma në parlament.
Të fillojnë të hetohen nga shkollimi i fëmijëve jashtë, vilat, makinat, jeta e luksit dhe ta shohim si del,” tha Tom Doshi.
Në vendimin e DASH që i ndalon Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA. thuhet se “në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit, ka informacione të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsioni, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë”.


