• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron për herë të parë: Ja pse e shpallëm Tom Doshin “NON GRATA”. Në 4 vitet e shkuara, ai…
Home
Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron për herë të parë: Ja pse e shpallëm Tom Doshin “NON GRATA”. Në 4 vitet e shkuara, ai…

18 April, 2018 anxheladoko Breaking News, Politikë, Shqipëri

Pasi i ndaloi hyrjen në SHBA, deputetit Tom Doshi, ish-pjesë e grupit të PS-së, dhe familjes së tij, vjen reagimi i parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“The Wall Street Journal”, teksa raporton se Doshi bëhet kështu zyrtari i dytë, pasi ish kryeprokurorit Llalla, thekson se DASH e argumenton ketë me procedurat kundër korrupsionit.

Uashingtoni ka thënë se i ka ndaluar Tom Doshit dhe familjes së tij hyrjen në SHBA, në bazë të një ligji të vitit 2017 për zyrtarët për të cilët Departamenti i Shtetit “ka informacion të besueshëm” se ata ishin të përfshirë në korrupsion, ose në raste shkeljesh së të drejtave të njeriut.

Pretendimet për korrupsion datojnë në kohën kur Doshi ishte pjesë e parlamentit të shkuar, tha një zëdhënëse e Departamentit të Shtetit përmes një emaili. Pra me sa duket, bëhet fjalë jo për mandatin aktual si deputet i PSD, por për periudhën e mandatit të shkuar…

Ajo nuk pranoi të jepte të tjera detaje, duke thënë në përgjithësi se korrupsioni shkakton kosto të konsiderueshme në ekonomi, shoqëri dhe në siguri. Duke sfiduar besimin në sundimin e ligjit, ajo dëmton interesat e SHBA-së për sigurinë kombëtare, ekonomike dhe të politikës së jashtme, si dhe ato të vendeve partnere, tha ajo.

Sipas mediave shqiptare, Doshi ka mohuar akuzat për korrupsion dhe konfirmoi që ka aplikuar për vizë në SHBA. Nga ana tjetër, Ambasada shqiptare në Uashington, D.C., nuk iu përgjigj një kërkesë për reagim.

Partia Socialiste e Shqipërisë e dëboi Doshin nga grupi i vet në vitin 2015. Ambasada e SHBA në Tiranë e mirëpriti këtë vendim në atë kohë, duke dhënë edhe një deklaratë ku thuhej se ai “dyshohej se ishte i përfshirë në veprimtari kriminale”. Autoritetet shqiptare arrestuan Doshin pasi ai pretendonte se Meta, aso kohe kryeparlamentar kishte paguar që ai dhe një tjetër deputet të vriteshin. Kryetari i parlamentit mohoi gjithçka.

Para Doshit, iu ndalua hyrja në SHBA edhe ish-prokurorit të përgjithshëm shqiptar, Adriatik Llalla, gruas së tij dhe dy fëmijëve, duke cituar të njëjtin ligj të vitit 2017. Llalla kishte thënë në përgjigje të pyetjeve me email se nuk kishte dijeni për provat kundër tij, por fajësoi çështjen në një mosmarrëveshje me ambasadorin e SHBA në Tiranë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Pas rekomandimit të hapjes së negociatave Shqipëri- BE, në Gjermani ka ende skepticizëm. Zbulohet përse
Previous article Rrëfimi i Kristal Abazajt: Ju tregoj kalimin në Belgjikë dhe ku ndikoi Tare

anxheladoko

Postime të ngjashme

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet Breaking News

LIQENI I SHKODRËS NE UNESCO/ Rama: Dëshmi se Shqipëria nuk abuzon me mjedisin! Projekti në Zvërnec do të bëhet

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron Politikë

"HISTERI DIGJITALE..."/ Rama reagim për mediat ndërkombëtare, nxjerr videon me dron

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90 Aktualitet

PAMJET/ Pjesëmarrja në Bulevard si asnjëherë më parë që nga vitet ’90

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT