• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas rekomandimit të hapjes së negociatave Shqipëri- BE, në Gjermani ka ende skepticizëm. Zbulohet përse
Home
Shqipëri

Pas rekomandimit të hapjes së negociatave Shqipëri- BE, në Gjermani ka ende skepticizëm. Zbulohet përse

18 April, 2018 Redaktor1 Politikë, Shqipëri

Lulzim Basha loboi në Berlin për hapjen e negociatave me BE-në. Kreu i opozitës shqiptare ishte në Berlin për të ndërhyrë te miqtë e tij të spektrit konservator për të miratuar hapjen e negociatave.

Gunther Krichbaum, kryetar i Komisionit të Bundestagun për Europën

Ndërsa Komisioni i BE-së paraqiti të martën raportin e progresit për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku rekomandonte fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë, reagimet nga Bundestagu për hapjen e negociatave me Shqipërinë janë më të rezervuara. Pas një takimi të martën në Berlin me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian, Gunther Krichbaum, i tha DW (shqip) se rekomandimi i komisionit nuk do të jetë dokumenti i vetëm që do të merret parasysh para se Bundestagu të miratojë hapjen e negociatave:

Gunther Krichbaum për DW (shqip): “Perspektiva e Shqipërisë në BE është realiste. Shqipëria është kandidate, por ne do ta lexojmë me vëmendje raportin e progresit. Sepse nuk mjafton vetëm rekomandimi i Komisionit të BE-së për hapjen e kapitujve të anëtarësimit. Ne si Komision i Europës, por edhe unë personalisht dua të konsultoj edhe raportet e tjera për të marr këtë vendim, si për shembull raportin e Transparency International, raportin e World Bank dhe raporte të tjera ndërkombëtare. Ne, si grup parlamentar i  CDU-CSU, kemi formuluar në nëntorin e parvjetshëm pika shumë të qarta, dhe tani duam të dimë se sa janë plotësuar ato. Do të krahasojmë se sa ka ndryshuar situata nga nëntori i vitit 2016 deri në prill 2018 dhe vetëm nëse vërejmë se ka pasur përmirësime thelbësore, do të miratojmë hapjen e negociatave të anëtarësimit. “

Basha: Negociatat instrument presioni

Një grup deputetësh nga Partia Demokratike, të kryesuar nga kryetari i saj, Lulzim Basha, zhvilluan të hënën dhe të martën në Berlin disa takime për të bindur politikën gjermane, e sidomos partitë simotra anëtare të Partive Popullore Europiane, që me gjithë mangësitë reale të Shqipërisë, të japin dritën e gjelbër për çeljen e negociatave.

Lulzim Basha për DW(shqip): “Ne kërkojmë hapjen e negociatave si një mbështetje për gjithë shqiptarët që e duan Shqipërinë në Europë, po kështu po u kërkojmë miqve, të cilët janë skeptikë për përmbushjen e pesë kritereve të Komisionit Europian, votën e tyre për hapjen e negociatave, edhe si një instrument presioni për plotësimin e kushteve të paplotësuara, në veçanti për luftën kundër kapjes së shtetit me interesat kriminale, për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, për zbatimin e plotë dhe të drejtë të reformës në drejtësi, reformës në administratën publike e në veçanti reformën zgjedhore.”

Lulzim Basha, kreu i PD-së, në Bundestag

Në kuadër të udhëtimit të tyre, të organizuar nga Fondacioni i CDU-së, Konrad Adenauer, deputetët e opozitës zhvilluan takime edhe me deputetë të Komisionit të jashtëm si edhe me këshilltarin e kancelares Angela Merkel, për çështjet e sigurisë dhe të punëve të jashtme, Jan Hecker.

Rama në Berlin

Por Basha nuk është i vetmi politikan shqiptar që lobon tek parlamentarët gjermanë për hapjen e negociatave. Së fundi, edhe ministri i punëve të jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati, (PS), kishte qenë në Berlin për të njëjtin qëllim, ku ndër të tjerash kishte pasur një seancë dëgjimore edhe në Komisionin Europian.

Krichbaum për DW (shqip):  “Mesazhi ynë është i njëjtë për të gjithë. Duhen implementuar reformat, sepse ato nuk bëhen për të na bërë ne në Berlin një favor, por reformat bëhen për të çuar përpara vendin. Ndaj unë pres në këtë drejtim një luftim më të vendosur të korrupsionit, të krimit të organizuar, sigurisht nevojiten edhe  reformat ekonomike,  kështu që ka ende shumë punë.”

Grupi parlamentar i CDU/CSU është më i madhi në parlamentin gjerman. Prandaj dhe vota e tij për fillimin e negociatave të Shqipërisë është e domosdoshme. Por, nga ana tjetër, ajo votë do të influencohet në masë të madhe nga kryetarja e CDU-së, njëkohësisht kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.  Dhe, nëse ajo është për fillim të menjëhershëm të negociatave apo jo, këtë shpresojmë ta mësojmë javën e ardhshme, kur të takohet në Berlin me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

DW

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS TAKIMIT ME MOGHERININ/ Presidenti Meta: Shqipëria e gatshme për vazhdimin e reformave (FOTO)
Previous article Departamenti Amerikan i Shtetit sqaron për herë të parë: Ja pse e shpallëm Tom Doshin "NON GRATA". Në 4 vitet e shkuara, ai...

Redaktor1

Postime të ngjashme

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë Politikë

"ZVËRNECI"/ Rama: Projekti 4 miliardë dollarë është investimi më i madh për turizmin në Europë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat Politikë

"ULE ATË PARULLËN"/ Rama në Elbasan: Ata në Vlorë janë pro e zhvillimit, mos i ngatërroni gjërat

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë Politikë

MILOT-BALLDRE/ Ministri Nufi: Investim i rëndësishëm për veriun e Shqipërisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT