• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
SHQIPËRIA NË BE/ Meta takon komisionerin Hahn, zbardhet takimi
Home
Shqipëri

SHQIPËRIA NË BE/ Meta takon komisionerin Hahn, zbardhet takimi

10 November, 2017 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Presidenti Meta mirëpriti zhvillimin e konferencës Ditët e Medias BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë, duke iu bashkuar mesazhit të Komisionerit Hahn se liria e shprehjes është një vlerë themelore dhe nxitëse e fuqishme e transformimit demokratik.

Kreu i shtetit theksoi se Shqipëria e konsideron anëtarësimin në BE një projekt kombëtar strategjik, që meriton të gjithë angazhimin institucional dhe qytetar për plotësimin e 5 prioriteteve, zbatimi i të cilave do të sjellë çeljen e negociatave të anëtarësimit. Presidenti Meta vlerësoi se lufta e pakompromis kundër krimit të organizuar dhe zbatimi i reformës në drejtësi duhet të njohin hapa të shpejtë e cilësorë përpara, jo vetëm në funksion të vendimit për çeljen e negociatave të anëtarësimit por edhe në një plan afatgjatë për forcimin e sundimit të ligjit në vend.

Duke vlerësuar investimin e madh të BE dhe ShBA në reformën në drejtësi, Presidenti Meta vuri në dukje rëndësinë jetike që ka zbatimi i qenësishëm i saj. Ai kërkoi vëmendjen e posaçme të ekspertëve të EURALIUS që asistojnë në këtë proces, për interpretimin e saktë të legjislacionit në interes të krijimit sa më të shpejtë e të besueshëm të institucioneve të reja të drejtësisë.

Presidenti Meta dhe Komisioneri Hahn diskutuan edhe mbi zhvillimet në rajon, ku u theksua rëndësia që ka angazhimi i shtuar i BE për përshpejtimin e proceseve demokratizuese dhe integruese të të gjithë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Presidenti Meta theksoi rëndësinë jetike të anëtarësimit sa më të shpejtë të Maqedonisë në NATO, me bindjen se do të gjenerojë me shumë siguri për të gjithë rajonin, si dhe domosdoshmërinë e liberalizimit të shpejtë të vizave për Kosovën.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Tjetër aksident i rëndë, makina përplas biçikletën në Vlorë
Previous article Fshehën pasurinë, nën hetim 10 gjyqtarë dhe prokurorë

Redaktor2

Postime të ngjashme

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar Politikë

BERISHA ME PËRFAQËSUESIT E DIASPORËS NË SHBA: Në 10 vitet e fundit 46% e shqiptarëve janë larguar

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë Breaking News

"KA PËRDORUR MEDIAT PËR TË BALTOSUR..."/ Rama për SPAK: Një nga gjërat më të këqija që ka bërë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi… Politikë

“DO TË SHPËTONI NGA UNË KUR…”/ Rama flet në një intervistë maratonë: SPAK, Sazani, Tirana dhe pasardhësi…

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT