• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 4 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

4 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Pas shfaqjes së dhunshme të opozitës në Parlament, media gjermane godet Shqiperinë
Home
Shqipëri

Pas shfaqjes së dhunshme të opozitës në Parlament, media gjermane godet Shqiperinë

13 April, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Vetëm katër ditë përpara se Komisioni Europian të publikojë progresraportin, në të cilin për herë të parë pritet që të rekomandohet hapja e negociatave për vendin tonë, shtypi gjerman pyet nëse është me vend të pranojmë Shqipërinë në Europë?

Sherri i ditës së djeshme në Parlament ka bërë jehonë në shtypin gjerman dhe dy gazetat me tirazhin më të madh në vend, “Bild” dhe “Der Standard” kanë publikuar me tonet tejet kritike ngjarjen.

“Disa vezë, pak miell dhe në Parlamentin Shqiptar bëhet një kek”, ironizon “Bild”.

Presioni i shtypit gjerman kundër hapjes së negociatave është gjëja e fundit që i duhej Shqipërisë në këtë moment.

Pak muaj më parë, Kancelarja Merkel u rikonfirmua për një mandat të katërt, por pa kapur shumicën parlamentare dhe vetëm pas disa muaj krize të tejzgjatur politike dhe si kurrë më parë, pozitat e saj në Parlament janë të brishta.

“Alternative fur Deutschland”, e përkthyer “Alternativa për Gjermaninë”, është një parti e ekstremit të djathtë, anti-emigracion që në zgjedhjet e fundit njohu një rritje eksponenciale dhe tashmë është forca e tretë në vend, pas CDU-së dhe social-demokratëve, dy grupimet më të mëdha politike, që kanë njohur një rënie të vazhdueshme të popullaritetit në vitet e fundit.

Në këto kushte, presioni i “Afd” dhe forcave të tjera anti-emigracion, për bllokimin e negociatave me vendet e Ballkanit do të jetë më i fortë se kurrë dhe pozitat e Merkelit në Parlament nuk janë aq të forta, sa të mos shqetësohet nga ky presion.

“Preteksti” që opozita me duart e saj i jep forcave anti-europiane, në këto kushte mund të rezultojë shumë i dëmshëm, sidomos duke pasur parasysh që shumë prej vendeve kryesore europiane kanë njohur vitet e fundit një rritje të vazhdueshme të frymës eurospektike.

Vetkuptohet, nëse edhe në Gjermani, bindja për nevojën e zgjerimit fillon të lëkundet, atëherë integrimi për vendin tonë është shumë i rrezikuar.LEXO.AL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Vendimet e Komisionit të Disiplinës/ Gjobiten Flamurtari dhe Tirana, Kamza 1 ndeshje pa tifozë
Previous article ZYRTARE: Hidhet shorti. ‘Dridhet’ Arsenali, ja kundërshtari në Europa League

Redaktor2

Postime të ngjashme

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë... Intervista

INTERVISTA/ “Nuk mund t’i thuash jo një investimi 4 miliardë euro”. Rama flet për ZDF: S’kam gjë me ata që protestojnë...

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot Politikë

FESTON SOT 62-VJETORIN/ Rama poston foto me flamingo: Urrejtësit më besnikë janë prova që nuk jeton kot

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të! Politikë

I LINDUR MË 4 KORRIK 1964/ Edi Rama feston sot ditëlindjen e 62-të!

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT