• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Gjykata më e lartë e BE lehtëson bashkimin familjar për refugjatët e mitur
Home
Nderkombetare

Gjykata më e lartë e BE lehtëson bashkimin familjar për refugjatët e mitur

13 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi që të miturit kanë të drejtë për bashkim familjar, edhe kur mbushin 18 vjeç gjatë procesit të azilimit. Ky vendim mund të ketë pasoja të ndjeshme për qeverinë e kancelares Merkel.

Refugjatët e mitur të pashoqëruar, të cilët në procesin e azilimit mbushin moshën madhore e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar. Ky vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtëisë, e cila është gjykata më e lartë e BE mund të prekë fatin e dhjetëra mijëra të miturve të pashoqëruar, të cilët kërkuan azil në BE. Njëkohësisht ai i kundërvihet edhe pozicionit të kundërshtarëve të mbështetësve të vijës së ashpër ndaj migrantëve në Gjermani, të cilët duan t’i frenojnë bashkimet familjare.

Përmbajtja e vendimit:

– Refugjatët e rinj, që kanë aplikuar për azil në BE kur ishin ende në moshë minore, por që mbushin moshën 18 vjeç përpara se të marrin azil, e ruajnë të drejtën e bashkimit familjar.

– Megjithatë, ata duhet të plotësojnë një aplikim për ribashkim jo më vonë se tri muaj pasi të jetë regjistruar kërkesa e tyre për azil.

– Refugjatët që hyjnë në këtë kategori do të shihen si “të mitur” edhe po të jenë 18 vjeç ose më të vegjël.

– Gjykata vendosi që për të drejtën e refugjatëve të rinj për t’u ribashkuar me familjet e tyre nuk “kanë fuqi të vendosin shtetet anëtare”.

Rasti që shqyrtoi Gjykata kishte të bënte me një grua nga Eritrea, e cila kishte kërkuar azil në Holandë dhe që kishte mbushur moshën madhore gjatë pritjes së përgjigjes së azilit.

GJED tërhoqi vëmendjen se direktiva për refugjatët e mitur dhe të pashoqëruar “parashikon kushte më të përshtatshme për ushtrimin e së drejtës për bashkim familjar”

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Bukuroshja bjonde më SEKSI se kurrë/ Viola na tregon gjoksin e saj me të...(FOTO)
Previous article Informatorët e ish-Sigurimit të Shtetit, 264 dosje për politikanët dhe zyrtarët e lartë

Redaktor2

Postime të ngjashme

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit Botë

MERR FUND HANTAVIRUSI/ OBSH shpall përfundimin e epidemisë, shërohet pacienti i fundit

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm Botë

KËRCËNIMI NGA RUSIA/ Tusk: Polonia po përgatitet për skenarë të ndryshëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT