• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
ATENTATI NE KINOSTUDIO/ Flasin familjarët e të kërkuarit: Hakmarrja në familjen tonë…
Home
Breaking News

ATENTATI NE KINOSTUDIO/ Flasin familjarët e të kërkuarit: Hakmarrja në familjen tonë…

12 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Janë zbardhur detaje të reja mbi vrasjen e 28 vjeçarit mbrëmjen e së martës në zonën e Kinostudios në Tiranë.

Sipas policisë pas vrasjes autori është larguar në këmbë drejt Tufinës, ku e ka pritur një mjet ngjyrë gri, i paidentifikuar ende nga policia. Mjeti i djegur në Fushë-Krujë nuk ka lidhje me këtë ngjarje.

Familjarët e Kastriot Gjuzit, të akuzuarit për vrasjen e 28-vjeçarit, janë shprehur se nuk e ka kryer ai krimin pasi në familjen e tyre nuk është diskutuar kurrë tema e hakmarrjes pas vrasjes së të vëllait të Gjuzit nga babai i Marios.

Ata janë shprehur se kjo histori ishte konsideruar e mbyllur.

Më pas ata janë shprehur se nuk kanë komunikuar pas ngjarjes me Gjuzin, pasi telefonin e ka të fikur.

NGJARJA

Rreth orës 20:25, Policia e Tiranës është lajmëruar përmes një telefonate në sallën operative, për të shtë- na me armë zjarri në zonën e Kinostudios. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.4, që kanë konstatuar trupin e pajetë të një të riu.

Brenda pak minutash viktima është identifikuar si Mario Majollari, 28 vjeç, banor në pallatin pranë vendit ku u qëllua për vdekje. Policia tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja arme zjarri, që dyshohet të jetë pistoletë tip “TT”.

Burimet thanë se viktima është qëlluar në kokë dhe në trup e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Atentatorët kanë shfrytëzuar momentin kur në zonë nuk kishte shumë lëvizje. Në rrugicën me ndriçim të dobët nuk ka pasur lëvizje në momentin e krimit, kjo edhe për arsye se në atë moment po luheshin ndeshjet e “Champions League” dhe rrugët ishin të boshatisura, pasi banorët ishin nëpër lokale duke parë ndeshjet. Banorët e zonës u shprehën mbrëmë se kanë dëgjuar vetëm të shtënat dhe nuk kanë parë asgjë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Lagu me ujë deputetët e opozitës në Kuvend/ Reagon ministri Bushati: Iu kërkoj ndjesë qytetarëve...
Previous article Çfarë po ndodh mes tyre? Albi Nako arratiset pas kthimit të Klaudia Pepës në Tiranë (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej… Aktualitet

SKANDAL NË SARANDË/ Postieri ‘zhduk’ pensionet e 13 muajve: Do shes tokën që t’ua shlyej…

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet polici në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT