• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Lagu me ujë deputetët e opozitës në Kuvend/ Reagon ministri Bushati: Iu kërkoj ndjesë qytetarëve…
Home
Shqipëri

Lagu me ujë deputetët e opozitës në Kuvend/ Reagon ministri Bushati: Iu kërkoj ndjesë qytetarëve…

12 April, 2018 Ina.Autor Politikë, Shqipëri

Ministri i Jashtem, Ditmir Bushati ka reaguar pas ngjarjeve me te fundit ne Kuvendin e Shqiperise, ku ai ne pergjigje te sulmit me miell nga ana e deputeteve te PD-se, iu leshua atyre duke i lagur me uje.

Me nje shenim te gjate ne faqen e tij ne Facebook, Bushati shprehet i keqeardhur per reagimin e tij, qe e cileson instiktiv, qe ishte sikunder thote, reagim ndaj “agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!”

Reagimi Bushatit:

Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!

Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik.

Por reagimi im në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare. Të cilët ushqejnë publikun me farmakun e gjuhës vulgare duke u bere shembulli udhëheqës për çdo rrëmujaxhi e shkatërrues potencial të aspiratave të qytetareve të zakonshëm të këtij vendi.

Salla e Kuvendit, nga nje hapesire ku, si ne cdo vend te botes demokratike, duhet te triumfoje debati i civilizuar, eshte kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi ne nje skene turperuese, ku opozita me cdo kusht kerkon te vrase fjalen argumentin dhe vete ligjesite e bashkejeteses demokratike.

Javen e ardhshme Shqiperia dhe shqiptaret presin nje lajm te nje rendesie te posacme: Rekomandimin Komisionit Europian per celjen e negociatave te Shqiperise me Bashkimin Europian. Ne vend qe te ishim sot te gjithe bashke, per kete sukses te Shqiperise, jo te qeverise, te shqiptareve pa dallim, jo te nje pale ne Kuvend, jemi te ndare keqaz nja nje opozite qe investohet cdo dite e me shume per ta kthyer kete vend ne nje problem per miqte e partneret e Shqiperise.

Eshte e qarte: Sa me shume i afrohemi BE-së, sa me te shumta e konkrete behen rezultatet e reformave dhe vecanerisht te Reformes ne Drejtesi dhe Vetingut, aq me keq ndjehen dhe sillen me vete Shqiperine, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi.

Por Shqiperia i ka permbushur detyrat e shtepise per marrjen rekomandimit te shumepritur dhe askush nuk mund ta djegë kete stacion te ri te rrugetimit tone europian.

Njesoj sic tentuan te bllokojne reformen ne drejtesi me cdo mjet dhe sic tentuan te shkaterrojne zgjedhjen per te bllokuar Vetingun, ata sot po tentojne te bllokojne te ardhmen e Shqiperise Europiane. Nuk ia dolen atehere, nuk do t’ia dalin dot as tani. Edhe njehere ndjese per çka une personalisht nuk munda te evitoj sot dhe me vjen vertet mire qe i perkas nje familje politike, ku gabimet shihen ne sy dhe kush gabon nuk i ben bisht pergjegjesise se vet ndaj publikut!

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO/ Lojë me GRUAN, apo video NUDO ME NXENESEN? Merret vendimi për mësuesin nga Fushë-Kruja
Previous article ATENTATI NE KINOSTUDIO/ Flasin familjarët e të kërkuarit: Hakmarrja në familjen tonë…

Ina.Autor

Postime të ngjashme

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen... Breaking News

VLERËSIMET NEGATIVE NDAJ BIZNESEVE/ Rama: Sulm i padëgjuar kriminal me logjikën e hurit dhe drurit! Me ndihmën e Google, sipërmarrjeve do u kthehen...

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: Autobusë elektrikë në të gjitha bashkitë, parkime nën e mbitokësore

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit Politikë

"RILINDJA URBANE 2.0"/ Rama: 1.5 mld € për transformimin e qyteteve! Dikur sheshet ishin fytyra e degradimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT