Nuk pati dot mundesine te fliste, ish-ministri i Brendshem, Saimir Tahiri, tashme deputet i pavarur, pas vendimit te Rames per perjashtimin e tij nga grupi parlamentar i PS-se.
Ai kishte kerkuar fjalen dhe emri i tij, si duket edhe ne kete foto ishte pjese e deputeteve qe kishin emrin ne liste per diskutim nga foltorja e Kuvendit.
Por rezistenca e opozites ne Kuvend, qe kerkonte perjashtimin e Rames nga salla, pasuar me tej me hedhje mielli ne drejtim te kryeministrit dhe ministrave dhe tre deputete te perjashtuar nga radhet e PD-se, e bene te pamundur vijimin normal te punimeve.
Nderkohe qe Ruci kaloi direkt ne votimin e ligjeve te planifikuara ne rendin e dites dhe shumica i votii, opozita vazhdinte te mbante te bllokuar foltoren, duke i rene me dore tavolinave dhe me thirrje ne kor per perjashtimin e Rames.
Kujtojme se vetem ne dite me pare raporti i Freedom House per vendin tone, shkruante mes te tjerash se “Përparimi në rënien e kultivimit të kanabisit u zbeh nga njoftimet e agjencive italiane të rendit se ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ishte i lidhur me një rrjet shqiptaro-amerikan të trafikut të drogës”.
Rendi i dites ne Kuvend
Raporti i veprimtarisë vjetore të Entit Rregullator të Ujit për vitin 2017
Raporti i veprimtarisë vjetore të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2017
Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të
Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Kosovës, për vërtetimin e
periudhave të sigurimit për realizimin e së drejtës për pension”
Projektligji “Për ratifikimin e marrëveshjes së financimit, ndërmjet Republikës së
Shqipërisë, Republikës së Italisë dhe Komisionit Evropian, për programin Interreg V-B
Adriatiko-Jonian (ADRION) 2014-2020””


