• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
“Ruajmë amanetet e të parëve”, Erdogan u bën thirrje vendeve myslimane
Home
Nderkombetare

“Ruajmë amanetet e të parëve”, Erdogan u bën thirrje vendeve myslimane

11 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se në botë ndoshta nuk do të kishte varfëri nëse muslimanët e vendeve të pasura me naftë në vendet e varfra do të jepnin zeqatin, përkatësisht lëmoshën që japin muslimanët në mundësi, në baza vjetore 2,5 për qind nga pasuria totale e tyre, raporton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Erdoğan, në pallatin presidencial në Ankara pranoi koordinatorët e Agjencisë për Zhvillim dhe Koordinim (TIKA) dhe me këtë rast foli mbi ngjarjet aktuale.

“Apeloj veçanërisht te vendet muslimane të pasura me naftë. Nëse ata do të jepnin vetëm zeqatin vendeve të varfra, bota ndoshta nuk do të ishte e varfër”, tha Erdoğan.

Ai shtoi se vendi i tij është i vendosur të përballet me ata që janë këmbëngulës në qëllimin e tyre për të shkatërruar plotësisht Sirinë.

“Ne jemi të vendosur për të rindërtuar Sirinë dhe progresin në këtë vend për t’i rezistuar organizatat dhe forcat të cilat janë të vendosura në synimin që Sirinë ta rrafshojnë me tokën”, theksoi presidenti Erdoğan.

Erdoğan iu referua edhe aktiviteteve që TIKA i ka zbatuar në vende të ndryshme të botës, duke theksuar se Turqia është vendi i gjashtë në botë kur bëhet fjalë për ndihmë në fushën e zhvillimit, ndërsa nga të ardhurat kombëtare është vendi i katërt në botë.

“Gjatë historisë sonë si një vend dhe si një komb, ne gjithmonë u sollëm me bujari. Në këtë mënyrë, ne ruajmë amanetet e paraardhësve tanë dhe kjo është trashëgimia që kemi marrë. Ne e dimë se pas shumë problemeve, fshihet një shpërndarje e padrejtë e të ardhurave”, deklaroi Erdoğan.

Turqia, siç theksoi presidenti Erdoğan, përmes hapave që ka bërë në 15 vitet e fundit, është bërë vendi që ofron më shumë ndihmë në planin humanitar dhe në atë zhvillimit.

Presidenti turk poashtu tha se Turqia është e dyta në botë në vitin 2016, pas SHBA-ve, dhe se ka siguruar 6 miliardë dollarë ndihma humanitare dhe zhvillimore në vendet e tjera.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VETËM DIELL, por MOS harroni çadrat-MOTI SJELL SUPRIZA/ Temperaturat arrijnë deri në 27 gradë
Previous article Minatori i cili mbijetoi 17 vjet brenda minierës së rrënuar nga tërmeti

Ina.Autor

Postime të ngjashme

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA Botë

"PËRBALLEMI ME TË ARDHMEN PA FRIKË"/ Mesazhi i Vance në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT