• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Strategu i besuar i Putinit bën parashikimin e frikshëm: Rusia …
Home
Nderkombetare

Strategu i besuar i Putinit bën parashikimin e frikshëm: Rusia …

10 April, 2018 Ina.Autor Botë, Nderkombetare

Një këshilltar veteran i presidentit rus, Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia ka braktisur shpresën e saj shekullore për integrim me Perëndimin dhe është duke nisur një periudhë të re të izolimit gjeopolitik.

Në një artikull për Rusinë në revistën Global Affaris, Vladislav Surkov, ka thënë se ka mbaruar “udhëtimi epik i Rusisë kundrejt Perëndimit”, duke i dhënë fund “tentimeve të vazhdueshme për t’u bërë pjesë e civilizimit Perëndimor”.

Marrëdhëniet në mes të Moskës dhe Perëndimit janë në pikën më të ulët prej periudhës së Luftës së Ftohtë, si shkak i vendimit të Rusisë për ta aneksuar Krimenë, mbështetjen e saj për separatistët pro-rusë në lindje të Ukrainës, rolin e saj në luftën në Siri dhe helmimin e ish-spiunit rus Sergei Skripal në Britani.

Surkov, 53 vjeçar, që ka shërbyer si strateg i Putinit për vite me radhë, tani punon si këshilltar presidencial në Ukrainë, ka thënë se ndarja e Perëndimit për Ukrainën më 2014 ka shkaktuar “vetmi shekullore” për Rusinë.

Aneksimi i Krimesë nga Ukraina në mars të vitit 2014 dhe mbështetja e Moskës për separatistët në lindje të Ukrainës ka rritur tensionet mes Rusisë dhe Perëndimit dhe ka rezultuar me sanksione evropiane dhe amerikane drejt ekonomisë ruse.

Ai ka cituar një thënie të përdorur në Rusi sipas së cilës shteti ka vetëm dy aleatë: ushtrinë dhe marinën.

“Vetmia nuk nënkupton izolim komplet”, ka shkruar Surkov, mirëpo sipas tij bashkëpunimi rus do të kufizohet dukshëm në të ardhmen.

Në artikullin e tij, ai ka përshkruar Rusinë si vend me “kulturë të përzier” në të cilën gjen elemente të Lindjes dhe Perëndimit duke e krahasur këtë vend me “dikë që lind nga një martesë e përzier”. REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AXHENDA NDËRKOMBËTARE 10.04.2018/ Nga premtimi i Trump për sulme kimike deri tek....
Previous article Kërcënon Ibrahimovic: FIFA nuk mund të më ndalë

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump Botë

"99% TË KOHËS BIEM DAKORD..."/ Netanyahu mohon përçarjen me Trump

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë Botë

TRUMP FLET ME ZELENSKYN DHE PUTIN/ Rifillojnë përpjekjet për paqe në Ukrainë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm Botë

“AMERIKA NUK KA QENË KURRË MË E FORTË”/ Trump uron Pavarësinë me një fjalim të fuqishëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT