• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Nisin aventurat diplomatike të Behgjet Pacollit: Kërkon paqen me Serbinë me një gazetare shqiptare
Home
Rajon

Nisin aventurat diplomatike të Behgjet Pacollit: Kërkon paqen me Serbinë me një gazetare shqiptare

9 November, 2017 k.autor Rajon

Kosova dhe Serbia po kalojnë një proces të vështirë të dialogut në Bruksel që tani ka ngecur pothuaj plotësisht për shkak të moszbatimit të marrëveshjeve dhe paqartësive rreth formatit. Por, rreth kësaj teme po shfaq interes Behgjet Pacolli, kuptohet si zakonisht me një qasje konfuze. Gazeta Express ka siguruar një dokument ku flitet për themelimin e një Komisioni për Promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë.

pacolli_1502527020-2251867

Në krye të këtij Komisioni Pacolli ka emëruar një zonjë nga Shqipëria, Klara Buda, e cila sipas shpjegimeve që mund të gjenden në interent është gazetare dhe shkrimtare.

Pacolli, që prej se është emëruar në postin e Ministrit të Jashtëm të Kosovës është deklaruar shpesh për raportet e Kosovës me Serbinë duke potencuar se dy vendet duhet të shkojnë drejt pajtimit.

Por, pak ditë më parë ai ka lënë të kuptohet se karshi Serbisë ai angazhohet për një qasje më “nacionaliste” duke përmendur zëvendësimin eventual të produkteve serbe me ato turke. Por, kjo nuk ka zgjatur shumë. Tani Pacolli sërish i është kthyer Serbisë me tendencën për pajtim por natyrisht me një qasje konfuze.

Gazeta Express ka siguruar një dokument të nënshkruar nga  Ministri i Jashtëm i Kosovës, ku flitet për themelimin e një këshilli për promovim të paqes ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Madje Pacolli e ka gjetur edhe figurën që do ta çojë Kosovën dhe Serbinë drejt pajtimin historik

Në pikën 6 të këtij dokumenti Pacolli thotë se e ka ngarkuar me këtë detyrë një gazetare nga Shqipëria.

“6. në përputhje me pikën 5 të këtij vendimi, udhëheqëse e Këshillit të për Promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë emërohet zonja Klara Buda” thekson dokumenti.

Më pas aty jepen detaje tjera se cfarë do të bëjë ky Këshill.

“7. Këshill për promovimin e Paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë do të hartojë një platoformë të funksionimit dhe të aktiviteteve vjetore, të cilat do të organizohen nga ky këshill” thekson dokumenti.

Ky këshill, përvec financimit nga institucionet, sipas dokumentit mund të financohet edhe nga donacionet.

“8.Këshilli për Promovimin për promovimin e paqes në mes të Kosovës dhe Serbisë mund të kërkojë donacione për të mbështetur aktivitete e tij”

Bisedimet Kosovë –Serbi ka kohë që ndërmjetësohen nga Brukseli me një shtytje te fuqishme nga Washingtoni. Palët kanë nënshkruar disa herë marrëveshje, por ato shpesh kanë ngecur për shkak të mungesës së vullnetit politik.

Derisa Prishtina dhe Beogradi viteve të fundit kanë negociuar me një profil të lartë  që ka kërkuar investim të madh diplomatik të qendrave më të fuqishme të botës, iniciativa e Pacollit duket konfuze dhe i ngjan më shumë aktiviteteve të viteve 90’ta kur problemi Kosovë –Serbi synohej të zgjidhej me anë të Komisioneve dhe OJQ’ve.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Video e rrallë e Adelina Ismailit/ Ja çfarë dëshirash kishte në 1989
Previous article 2 mijë euro për t’u punësuar në FA, pranga punonjësit të Policisë Ushtarake

k.autor

Postime të ngjashme

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi… Rajon

ANALIZA E REL/ Fushata serbe në Kosovë mes Kurtit, Vuçiqit, protestave në Serbi…

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd? Rajon

ANALIZA E REL/ Kush është serbi i ekstremit të djathtë në listën e zezë amerikane që i mblodhi “shokët” evropianë në Beograd?

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm Rajon

KRITIKON POLITIKËN E BE-së/ Vuçiç: Europa po vret veten me proteksionizëm

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT