Këngëtarja Adelina Ismaili njihet si këngëtarja e cila ka bërë revolucion në muzikën shqiptare. Ajo ka kënduar që në moshë të vogël, duke u bërë pjesë e shumë prej festivaleve të fëmijëve, ndërsa më pas ka filluar një karrierë të bujshme si e rritur.
Së fundmi, Radio Televizioni i Kosovës ka publikuar një video nga arkivat, duke transmetuar një intervistë të rrallë të këngëtares Ismaili të realizuar në vitin 1989.
Me një zë të ëmbël dhe dëshira fëmijësh, Adelina uronte të gjithë shqiptarët për vitin e ri 1990, duke i uruar atyre më të mirat. Këngëtarja gjithashtu potencon se atë vit të ri do ta priste me të afërmit e saj. Në atë kohë, Adelina Ismaili ishte vetëm 10 vjeçe.
Adelina Ismajli -1989
Posted by RTK on Mittwoch, 8. November 2017


