• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Video/ Genc Tafili u lirua, por nuk shkoi në shtëpi, ajo është e kyçur prej vitesh
Home
Aktualitet
Kronikë

Video/ Genc Tafili u lirua, por nuk shkoi në shtëpi, ajo është e kyçur prej vitesh

9 November, 2017 k.autor Kronikë

Gjykata e Krujës e liroi nga burgu Genc Tafilin, por ai nuk shkoi në shtëpinë e tij në Ndocaj të Shkodrës. Të gjithë familjarët e Tafilajve janë larguar nga Shqipëria për shkak të hakmarrjes.

Më i madhi Tafilëve, Genci, i cili fitoi lirinë me kusht pas 17 vvitesh në qeli nuk u kthye në shtëpinë e tij në lagjen Ndocaj të Shkodrës.
Porta aty është e mbyllur prej vitesh.

Asnjë nga familja nuk jeton më në këtë lagje.
Fqinjët nuk flasin.

Ata dinë për Tafilët shumë. Ishte viti 2000, aty ku mes tyre dhe ish-shefit të krimeve në Shkodër, Prele Pjetrushi nisi një histori hakmarrjeje.

Më 2 gusht të vitit 2000, Policia e Shkodrës organizoi një operacion për arrestimin e Bahri Tafilit, i cili akuzohej për vrasjen e Skënder Gecit. Vritet drejtori i Policisë Arben Zylyftari.

Familja e Bahri Tafilit e akuzoi ish-shefin e krimeve në atë kohë, Prelë Pjetrushin, i cili kishte organizuar edhe operacionin për kapjen e të kërkuarit.

Për shumë vite ata pretendonin se Zylyftari u vra nga dora e Prelë Pjetrushit dhe jo nga armët e Tafilajve.

Por cila është kronologjia e ngjarjeve të cilat u zhvilluan pas 2 gushtit të vitit 2000?!…

Me 22 janar 2001 ish-shefit të krimeve të Shkodrës, Prel Pjetrushit, i bëjnë atentat. Ai u qëllua me breshëri kur po futej në shtepi, por fatmirësisht shpëtoi. Policia arrestoi Admir Tafilin.

Me 2 tetor 2010 Admir Tafili arratiset pas një leje të përkohshme nga burgu i Shën Kollit në Lezhë.

Ai u shoqërua nga policia në banesën e tij, bashkë me vëllain Genci Tafili.

Me 18 mars 2011 vriten në pritë dy vëllezërit e Prel Pjetrushit, Nik dhe Gjovalin Pjetrushit.

Admir Tafili u vetëdorëzua në policinë e Tiranës, disa orë pas vrasjeve në Grudë të Shkodrës.

Familja Tafili ka vite që është larguar nga Shqipëria dhe përveç Genc Tafili, i liruar të hënën nga Gjykata e Krujës dhe Admir Tafilit që vuan denimin me burg të përjetshëm, tjetër kush nuk ndodhet për shkak të hakmarrjes.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Takimi i Kretës/ Idrizi apel Bushatit: Mos u kthe si Dhimitri i axhendës së Kotzias
Previous article Video e rrallë e Adelina Ismailit/ Ja çfarë dëshirash kishte në 1989

k.autor

Postime të ngjashme

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu Aktualitet

TRAGJEDI NGA STUHIA NË KSAMIL/ Mbytet peshkatari 61-vjeçar, gjendet trupi i pajetë dhe varka e fundosu

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim Aktualitet

NGA KARABURUNI NË KSAMIL/ Shpëtohen 10 mjete lundruese! Autoritetet pa paralajmërim

SHMANGET TRAGJEDIA NË HIMARË/ Mjeti lundrues pësoi defekt gjatë në mes të stuhisë, shpëtohet një familje nga mbytja në det Aktualitet

SHMANGET TRAGJEDIA NË HIMARË/ Mjeti lundrues pësoi defekt gjatë në mes të stuhisë, shpëtohet një familje nga mbytja në det

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT