• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Përplasja për gylenistët/ “Do ta kuptojnë më mirë me kohën, Kosova shpëtoi nga një rrezik i madh, kurse Shqipëria…”
Home
Rajon

Përplasja për gylenistët/ “Do ta kuptojnë më mirë me kohën, Kosova shpëtoi nga një rrezik i madh, kurse Shqipëria…”

3 April, 2018 Ina.Autor Rajon

“Ajo që ndodhi nuk ishte vetëm kapje e terroristëve dhe sjellje para drejtësisë turke, por në të njëjtën kohë edhe shpëtim i Kosovës nga një rrezik dhe kërcënim i madh”, tha Çavuşoğlu.

Zëvendëskryeministri i Republikës së Turqisë Hakan Çavuşoğlu tha se operacioni i Agjencisë Turke të Inteligjencës (MIT) dhe kapja e gjashtë terroristëve të FETO-s në Kosovë është një gjë shumë e mirë për të ardhmen dhe sigurinë e Kosovës dhe se edhe zyrtarët kosovarë duhet ta konsiderojnë këtë gjë nga ky këndvështrim, raporton Anadolu Agency (AA).

“Situata që ndodhi në Kosovë është një e mirë e madhe që Turqia e bëri për sigurinë dhe të ardhmen e Kosovës. Vlerësojmë se do të ishte mirë që edhe kryeministri i Kosovës dhe zyrtarët e tjerë ta shohin këtë gjë nga ky këndvështrim. Pra, ajo që ndodhi nuk ishte vetëm kapje e terroristëve dhe sjellje para drejtësisë turke, por në të njëjtën kohë edhe shpëtim i Kosovës nga një rrezik dhe kërcënim i madh. Këtë do ta kuptojnë më mirë me kohë”, tha Çavuşoğlu në një takim me gazetarët në qytetin e Bursës.

Duke vënë në dukje se organizata terroriste e FETO është aktive në Ballkan, Çavuşoğlu tha se një operacion i suksesshëm u krye në Kosovë, në të cilin pjesëtarët e FETO-s janë veçanërisht aktivë. Ai po ashtu tha se terroristët e FETO-s do të ndiqen kudo që gjenden në botë.

“Gjashtë terroristë u kapën dhe dorëzuan si rezultat i një pune të përbashkët. Jo vetëm në Ballkan, por ne do t’i ndjekim, kapim dhe dorëzojmë para drejtësisë së Turqisë në cilindo vend të gjenden. Këta terroristë, organizata terroriste FETO tentoi të kryejë grusht shteti në Turqi, ku ne kishim 251 dëshmorë dhe 2.194 të plagosur”, tha Çavuşoğlu.

Ai potencoi se prapa FETO-s qëndron një forcë dhe mendje tjetër, duke shtuar kjo mendje mund të infiltrohet në shtetet ku vepron, ashtu siç ka bërë në Turqi brenda 40 viteve.

“Kjo vlen edhe për Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë, Greqinë, Mongolinë dhe madje edhe shtetet e Amerikës Jugore. Ne tanimë e dimë se ata janë një organizatë terroriste e cila është vënë në veprim për të paralizuar një shtet dhe, nëse është e nevojshme, për ta marrë kontrollin e tij, duke u vendosur në organet strategjike shtetërore nën petkun e arsimit dhe tolerancës”, tha zëvendëskryeministri i Turqisë.

Çavuşoğlu tha se Turqia vazhdon t’ua shpjegojë shteteve të tjera rrezikun që kanoset nga FETO.

Ai tha se nga shumë shtete kanë kërkuar transferimin e shkollave të FETO-s nën kompetenca të tyre përmes Fondacionit Maarif të Turqisë.

AA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article U arrestua në Gjermani, ish Presidenti i Katalonjës, thyen heshtjen: S’jam kriminel. Mesazhi i fortë që jep
Previous article Arrestohet 20 vjeçari nga Lushnja. Përplasi 39-vjeçaren me motorr dhe u largua, gruaja menjëherë...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë Rajon

KOSOVA DREJT INSTITUCIONEVE TË REJA/ Nis procesi për formimin e qeverisë

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro Rajon

TURQIT DHE IZRAELITËT, BLERËSIT KRYESORË TË PRONAVE NË GREQI/ Shitjet në 2026 mbi 4 miliardē euro

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme Rajon

"DO TË LARGOHEM BRENDA PAK JAVËSH"/ Protestat e studentëve detyrojnë Presidentin Aleksandër Vuçiç të njoftojë dorëheqjen dhe zgjedhje të parakohshme

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT