Ish presidenti katalanas Carles Puigdemont ka thyer heshtjen dhe ajo që ka dashur të nënvizojë që në intervistën e parë, është se sipas tij nuk është “një kriminel”.
Kështu u shpreh në intervistën e parë që pas arrestimit të tij. Puigdemont u ka bërë thirrje mbështetësve të tij të vazhdojnë rrugëtimin derisa ai është duke u përballur me ekstradim nga Gjermania, për shkak të rolit të tij në referendumin e Katalonjës për pavarësi.
Ai e ripohoi fushatën e rajonit për pavarësi, duke thënë se ajo bazohet në demokraci dhe jo-dhunë.
Puigdemont tha: “Ne nuk jemi kriminelë. Ne fituam dy herë zgjedhjet”. Një regjistrim audio i intervistës u botua të hënën nga weltnetz.de.
Javën e kaluar, Puigdemont u arrestua në Gjermani pas një urdhër-arresti evropian të lëshuar nga autoritetet spanjolle.
Spanja e akuzon 55 vjeçarin për organizimin e një rebelimi në formën e një referendumi të paautorizuar.
Puigdemont iu përgjigj akuzave duke thënë: “Krimi i rebelimit kërkon përdorimin e dhunës, dhe nuk ka dhunë kështu që nuk ka rebelim”.
“Përmes këtij mesazhi dua të them se ne duhet të vazhdojnë, duhet ta vazhdojmë rrugën tonë, të mbrojmë të drejtat tona, të drejta që janë njohur nga Kombet e Bashkuara përmes së cilave ne kemi të drejtë të vendosim për të ardhmen tonë”, ka thënë ai.
Burimi: RT


