Një i ri është vënë në pranga pasi teksa udhëtonte me motorin e tij ka përplasur një grua dhe është larguar nga vendngjarja.
Sipas policisë së Lushnjës, 20 vjeçari Spartak Vishaj ka aksidentuar këmbësoren Sh.Sh., 39 vjeçe në aksin rrugor Lushnje-Divjakë, në vendin e quajtur “Tre urat”.
Pasi e ka përplasur gruan me motorin e tij tip “Bashan” i riu është larguar nga vendi i ngjarjes, por arratia e tij nuk zgjati shumë.
Gruaja e aksidentuar ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve./tvklan.al


