• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Cili është “trekëndëshi i djallit” dhe Hitleri i sotëm, sipas princit saudit
Home
Nderkombetare

Cili është “trekëndëshi i djallit” dhe Hitleri i sotëm, sipas princit saudit

3 April, 2018 Redaktor2 Botë, Nderkombetare

Arabia Saudite është gati të heqë dorë nga qëndrimi i saj i deritanishëm ndaj Izraelit për të likujduar regjimin Iranian.

Princi i kurorës, Mohammed bin Salman Al Saud ka deklaruar në një intervistë për revistën e njohur “The Atlantic” se hebrejtë kanë të drejtë të jetojnë në tokën e tyre.

“Unë besoj se izraelitët dhe palestinezët kanë të drejtë të kenë vendin e tyre.

Por ne duhet të arrijmë një marrëveshje paqeje për të siguruar stabilitetin për çdokënd që të kenë marrëdhënie normale.

Vendi ynë nuk ka gjë me hebrejtë.

Profeti ynë u martua me një hebreje.

Ka shumë interesa të përbashkëta me Izraelin dhe nëse do të ketë paqe, do të kishte shumë interes mes Izraelit dhe Këshillit të Bashkëpunimit në vendet e Gjirit” – është shprehur ai.

Al Saud ka përsëritur pikëpamjen e tij se “trekëndëshi i djallit në Lindjen e Mesme përbëhet nga Irani, Vëllazëria Myslimane dhe Al Qaeda apo ekstremistët e tjerë”.

Ai e ka krahasuar Ajatalloahun Khamenenei me Hitlerin, duke cilësuar se ai synon dominimin e botës, shkruan Dita.

Sipas princit saudit, Irani kërkon përhapjen globale të asaj që ai e quan “doktrina esktremiste e islamit shiit”, ndërkohë që Vëllazëria Myslimane sipas tij synon kamuflimin pas demokraicisë me synim instalimin e kalifateve brenda saj.

I pyetur nëse Monarkia Absolute është një gjë e pranueshme, princi saudit është përgjigjur me disa komente sofiste. Sipas tij, përbërja sociale e Arabisë Saudite është shumë e komplikuar.

“Arabia Saudite përbëhet nga disa monarki absolute dhe mandej ka një më te gjerë. Ne kemi monarki tribal, të qyteteve etj.. Të godasësh këtë sistem do të krijonte probleme të jashtëzakonshme për vendin” – tha ai.

Ndoshta një nga pikat më interesante të intervistës ishte ajo për ideologjinë zyrtare të Arabisë Saudite, ose atë që mediat e huaja e quajnë të tillë: Vahabizmin. Është folur shumë për këtë rrymë radikale të promovuar sidomos me sauditët, është thënë madje se ajo qëndron në zanafillë të radikalizmit modern islamik të pas viteve ’70.

Por princi Al Saud ka replikuar qetësisht duke deklaruar se nuk e di çfarë është vahabizmi:

“Së pari ju lutem përkufizojeni këtë Vahabizmin! Nuk jemi familjar me këtë term. Nuk dimë gjë për të.  Nuk ekziston vahabizmi. Ne nuk besojmë se kemi vahabizëm.

Ne besojmë se në Arabinë Saudite kemi sunitë dhe shiitë…Ne kemi katër shkolla: Hanbali, Hanafi, Shafi’I dhe Maliki dhe ato debatojnë për interpretimet…Kur njerëzit flasin për vahabizmin ata nuk e dinë mirë se për çfarë është fjala.

Familja e Abd al-Wahhab…është shumë e njohur sot por në Arabinë Saudite ka me mijëra familje të njohura…” – është shprehur princi i kurorës.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Allegri: Ronaldo është i jashtëzakonshëm
Previous article I mituri var veten, daja e shpëton në momentin e fundit. Letra e dyshimtë që i gjetën në xhep

Redaktor2

Postime të ngjashme

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s? Botë

TRUMP "THUMBON" ME MEME MELONIN/ Tensione mes liderëve në prag të samitit të NATO-s?

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë Botë

"PËRÇARJE" NË BE? Italia dhe Franca bllokojnë sanksionet e reja ndaj Rusisë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një Botë

KRIZA E RE NË NATO/ Rregullat amerikane të vitit 1998 ‘po bien’ një nga një

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT