• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
I mituri var veten, daja e shpëton në momentin e fundit. Letra e dyshimtë që i gjetën në xhep
Home
Breaking News

I mituri var veten, daja e shpëton në momentin e fundit. Letra e dyshimtë që i gjetën në xhep

3 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

I mituri tenton t’i japë fund jetës duke u vetëvarur, e shpëton daja në momentet e fundit. Një 14-vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës, duke varur veten me litar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës, rreth orës 16:00, në fshatin Akërmi të njësisë administrative Novoselë.

Në një moment kur prindërit e të miturit nuk ndodheshin në shtëpi, 14-vjeçari me inicialet A.M. është mbyllur në dhomën e tij dhe me një litar është vetëvarur.

Pak momente pas këtij veprimi, që do ta çonte drejt mbytjes, në banesë ka hyri daja i tij, i cili e ka gjetur djalin në gjendje të pavetëdijshme.

Menjëherë, ai i ka hequr litarin nga fyti dhe me ndihmën e prindërve të tij e ka transportuar drejt Spitalit Rajonal të Vlorës. Pas dhënies së ndihmës së shpejtë, 14- vjeçari ka arritur të dalë nga gjendja kritike dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa mësohet se vetëm gjatë ditës së hënë, i mituri ka arritur të jetë në gjendje të flasë, edhe pse ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike, pas aktit të rëndë për t’i dhënë fund jetës. Policia e Vlorës ka nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve që kanë çuar të miturin drejt tentativë për t’i dhënë fund jetës.

Sipas burimeve nga Policia, edhe pse kjo e fundit ka tentuar ta mbajë të fshehtë ngjarjen, në xhepin e pantallonave të 14-vjeçarit është gjetur një letër, ku dyshohet se ai u përket sekteve fetare.

Dyshohet se ka qenë pikërisht përmbajtja e fletëpalosjes që mund të ketë ndikuar te djali i mitur, që më pas të marrë vendimin për t’i dhënë fund jetës. Ndërkohë, nga ana tjetër, familjarët e tij nuk kanë preferuar ta bëjnë publike një fakt të tillë, madje nuk kanë dashur që të komentojnë aspak gjithçka që ka ndodhur me djalin e tyre, në mënyrë që e gjitha kjo të mos rëndojë më shumë mbi gjendje e 14-vjeçarit.

I mituri A.M., mësohet se është nxënës i klasës së nëntë në shkollën 9-vjeçare në Akërmi. Policia është duke hetuar për letrën e gjetur në xhepin e pantallonave të 14- vjeçarit, për të vërtetuar nëse ajo i përket ndonjë projekti në shkollë apo ka lidhje me përfshirjen e tij në ndonjë sekt fetar.

“Si jetonin njerëzit në kohët e mëparshme”, mësohet se shkruhej në ballë të kësaj fletëpalosjeje. Gjatë marrjes në pyetje, në Komisariatin e Policisë së Vlorës, dy prindërit e 14-vjeçarit, por dhe daja i tij, kanë deklaruar se letra e gjetur në xhepin e pantallonave të tij nuk ka lidhje me ndonjë sekt fetar. Ata gjithashtu thonë se nuk kanë dijeni që djali i tyre të jetë takuar apo të jetë shoqëruar me ndonjë përfaqësues të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

“E kishte projekt për shkollën”, janë shprehur prindërit e 14-vjeçarit për letrën. “Nuk ka shfaqur shqetësime që të na bënin merak”. I mituri mbetet ende nën kujdesin e mjekëve të Spitalit Rajonal të qytetit të Vlorës, ndërsa gjatë ditës së hënë nuk kanë munguar edhe kontaktet me psikologët për gjendjen e tij emocionale.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Cili është “trekëndëshi i djallit” dhe Hitleri i sotëm, sipas princit saudit
Previous article "E kuqja që tërbon edhe demin"/ Trejsi Sejdini nuk i REZISTON...

Ina.Autor

Postime të ngjashme

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm... Aktualitet

BIE INTERESI PËR SHTETËSINË SHQIPTARE/ INSTAT: Gjatë 2025 u regjistruan vetëm...

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu... Aktualitet

PROTESTA/ Mamaja e protestuesit të arrestuar i drejtohet Ramës: Mos mendo se do na trembësh, do na kesh këtu...

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze Aktualitet

"ARUBA"/ SMS nga Sky: Ahmetaj, ç’a thotë Derman? Ke folur…do fakte, projekte serioze

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT