Nga protesta që u zhvillua dje për taksën e “Rrugës së Kombit”, u shkatërruar dhe u dogjën të katërta sportelit që ishin ndërtuar.
Shohim gjendjen aktuale në stacionin e Kolçit dhe i sporteleve të pagesës të cilat u vendosën në funksion vetëm për 2-3 ditë.
Kalimi i automjetëve sot po bëhët pa pagesë pasi gjithçka është e shkatërruar, ka sportele të djegura dhe gurë nëpër rrugë.
Fillimisht u vu në përdorim vetëm një stacion me 4 sportele dhe 4 të tjerët po ndërtoheshin, ndërsa tashmë çdo gjë është e shkatërruar.
Po punohej për ndërtimin edhe të sporteleve të tjera dhe mënyrën e pagesës, por sot çdo gjë është e e djegur.
Qytetarët thonë që duhet të ishte çmimi më i ulët i tarifës dhe standartet nuk janë të duhurat, pasi autostrada nuk është e rrethuar dhe nuk i plotëson kushtet për të qënë një autostradë më pagesë./ReportTv


