• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Ndahet nga jeta Agim Karagjozi, ish-kryetari dhe presidenti i Vatrës
Home
Sociale

Ndahet nga jeta Agim Karagjozi, ish-kryetari dhe presidenti i Vatrës

1 April, 2018 k.autor Aktualitet, Sociale

U nda nga jeta në Long Island të Nju Jorkut Agim Karagjozi, ish-Kryetar i Vatrës dhe president nderi i saj. Ai ishte 92 vjeç.

Agim Karagjozi erdhi në SHBA në vitin 1956, pasi kishte përfunduar studimet në Robert College të Stambollit për inxhinjeri elektrike.

Zoti Karagjozi nisi të aktivizohet në Federatën Panshqiptare Vatra duke filluar nga viti 1960 dhe ka qenë kryetar i saj në vitet 1992-2010. Në mars 2010, për arsye shëndetësore, ai dha dorëheqjen si kryetar dhe Vatra e zgjodhi president nderi.

Agim Karagjozi do të mbahet mend për shpirtin atdhedashës, që shërbeu si frymëzim për anëtarët e Vatrës dhe për komunitetin shqiptaro-amerikan.

Ai dha një ndihmesë të dorës së parë për ruajtjen e vazhdimësisë së Vatrës dhe organizoi punën që gazeta e saj “Dielli” të dilte pa ndërprerje, megjithë vështirësitë financiare. Gjithashtu, zoti Karagjozi ishte ndër kontribuesit kryesorë dhe këmbëngulës që Vatra të kishte shtëpinë e saj.

Në pranverë të vitit 1999, zoti Karagjozi ishte në krye të një përfaqësie shqiptaro-amerikane që u takua me Presidentin Bill Clinton për të inkurajuar administratën të ndërhynte për të penguar shtypjen e përgjakshme ndaj shqiptarëve në Kosovë.

Bashkë me shqiptarë të tjerë të Amerikës ai udhëtoi deri në Tropojë për t’u takuar me luftëtarët e plagosur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke dhuruar medikamente dhe të holla.

Në intervistat që i ka dhënë Zërit të Amerikës, zoti Karagjozi ka shprehur dëshirën që Shqipëria të njihte përparim në rrugën e re të demokracisë dhe inkurajonte shqiptarët e Amerikës që të ndihmonin me të gjitha mjetet atdheun që po rilindëte.

Agim Karagjozi do të mbahet mend si njeriu i përkushtuar, që luftoi deri në fund për të bërë detyrën ndaj atdheut, edhe në rrethanat më të vështira.

Shërbimi funeral do të organizohet të martën më 3 Prill ndërsa varrimi më 4 Prill.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article FOTO/ Brenda super vilës së “BOSIT TË DUAHNIT”, aty ku jeton me gruan dhe dy të dashurat
Previous article 24-vjeçari italian, braktis futbollin për t’u marrë me filma pornografik

k.autor

Postime të ngjashme

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete Aktualitet

SPAK GODET PASURITË E LIDHURA ME GRUPET KRIMINALE/ Sekuestron 77 mln lekë dhe 25 automjete

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT