Tre zyrtarë të tjerë të LSI kanë rënë në rrjetën e drejtësisë pasi akuzohen për “Shpërdorim detyre”.
Ministria e Infrasktrukturës dhe Energjisë ka kallëzuar penalisht ish-drejtorin e Përgjithshëm të Ujësjellës-Kanalizimeve, Ardian Alushi, që vinte nga radhët e LSI, dhe dy vartësit e tij, ish-koordinatorët KLEVIS BIÇAKU dhe ALBENS ALITE.
Tre ish-zyrtarët e lartë akuzohen për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se i kanë shkaktuar buxhetit të shtetit dëme të mëdha, që kapin vlerën e 21 milionë eurove.
Klevis Biçaku vartës i Ardian Alushit mbante detyrën ish-Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, për periudhën shkurt 2014 – maj 2015, pranë Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.
Albens Alite gjithashtu zyrtar i LSI, mbante detyrën e ish Koordinator i projektit: “Përmirësimi i sistemit të kanalizimeve për Tiranën e Madhe”, fill pas Klevis Biçakut, për periudhën Qershor 2015 – Tetor 2017 , pranë Agjensisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizimeve, Tiranë.
Por ky nuk është rasti i vetëm për korrupsion dhe shpërdorim detyre për Zyrtarin e LSI Aliten pasi ai ishte i përfshirë edhe në skandalin për abuzim me fondet dhe shpërdorim detyre në rrugën Elbasan-Tiranë. Albens Alite mbante postin e Drejtorit të Njësisë së Menaxhimit të Projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.
Ndërkoh Alite ndodhet pas hekurave nën akyzën e “abuzim me fondet” dhe “shpërdorim detyre”.


