“Ndjej neveri që disa prej drejtuesve të votuar të këtij vendi, ma merr mendja edhe nga vendet të tjera në rajon, kanë qenë burrat që i shitën këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit”.
Këtë deklaratë dhe akuzë të fortë e ka bërë ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, teksa ishte në konferecën rajonale kundër trafikimit të qenieve njerëzore.
Teksa i bëri thirrje qeverisë shqiptar për fondet që janë strehëzat e grave të përfundojnë pikërisht në ndihmë të vajzave dhe grave viktima të këtij trafiku.
“Kanë qenë burrat qe i i çojnë këto vajza të pafajshme në skllavëri. Ata duhet të arrestohen dhe të dënohen me të gjithë fuqinë e ligjit. Për ta bërë këtë vendet e këtij rajoni duhet të mendojnë për zbatimin e ligjit dhe ofrimin e shërbimeve në një kontekst rajonal. E përgëzojmë Shqipërinë që ka treguar udhëheqje rajonale, përfshirë mikpritjen e një konference për 10 kordinatorë të anti-trafikut 2 vjet më parë, për të diskutuar parandalimin e trafikimit të fëmijëve”, tha Lu.
"Bomba" e ambasadorit Lu: Drejtues të këtij vendi trafikuan vajza për skllavëri.http://www.oranews.tv/article/lu-qeveria-te-jape-fonde-strehezat-e-grave
Gepostet von Ora News am Freitag, 30. März 2018


