• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 13 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

13 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
PARASHIKIMI/ Mbërrin pranvera, ikin reshjet e shiut, ja çfarë parashikohet sot
Home
Sociale

PARASHIKIMI/ Mbërrin pranvera, ikin reshjet e shiut, ja çfarë parashikohet sot

27 March, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Më në fund, pas rreth një muaji, duket se po kalon rreziku i përmbytjeve. Meteorologët parashikojnë që dita e sotme të shënojë një rritje të temperaturave dhe pakësim të reshjeve të shiut, duke çuar kështu në rënien e nivelit të ujit në Qarkun e Shkodrës.

Sipas parashikimit të IGJEUM, gjatë pasdites së sotme dhe ditës së nesërme do të ketë një mot të kthjellët, ndërsa do të ulet rreziku i përmbytjeve në zonat e prekura, duke dhënë kështu indiciet e para të mbërritjes së stinës së pranverës.

RREZIKU NGA PËRMBYTJET
Nga llogaritjet hidrologjike të IGJEUM-it, rezulton se në lumenjtë Drin, Buna dhe Liqenin e Shkodrës DO TË KETË RËNIE TË PRURJEVE. Nivelet në pjesën e Ultësirës së Nën Shkodrës do të VAZHDOJNË TË ULEN.

Parashikimet e IGJEUM tregojnë ULJE TË NIVELEVE DHE PRURJEVE në pjesën e Nën Shkodrës dhe në zonat periferike të qytetit të Shkodrës në afërsi të Liqenit përgjatë datave 26, 27 dhe 28 Mars 2018. Nga llogaritjet e IGJEUM KA KALUAR piku i prurjeve dhe në ditët në vazhdim do të kemi ulje të rrezikut. Në pjesën tjetër të territorit nuk parashikohen probleme nga përmbytjet.

RESHJET
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) priten reshje mesatare deri lokalisht intensive, të shoqëruara edhe me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark). Reshjet pritet të bien kryesisht sot pasdite deri nesër në mesditë.

Në veri të vendit në zonat malore 800 m mbi nivelin e detit priten reshje në formë dëbore, ndërsa në pjesën jugore reshjet e dëborës priten në kuota më të larta se 1000 m mbi nivelin e detit.

TEMPERATURAT
Nesër (e martë, dt.27) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 9 / 15 °C

në vendet e ulëta: 7 / 14 °C

në vendet malore: 2 / 10 °C

ERA
Sot pasdite (e hënë, dt.26) dhe nesër (e martë, dt.27) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

d.co.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Ndihma ekonomike nuk është zgjidhje/ Kryeministri Rama nxjerr pamjet ku tregon... (VIDEO)
Previous article Arrestimi i Gjuriç, ambasadori i SHBA në Serbi: Hap i madh pas!

Ina.Autor

Postime të ngjashme

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë Aktualitet

44 DITË PROTESTË/ Qytetarët mblidhen në sheshin Skënderbej: Rama të dorëhiqet menjëherë

"ZBULOVA RASTIN ARUBA NGA HETIMET E..."/ Artan Hoxha: Çfarë u kërkoi Artur Shehu gjatë takimit Aktualitet

"ZBULOVA RASTIN ARUBA NGA HETIMET E..."/ Artan Hoxha: Çfarë u kërkoi Artur Shehu gjatë takimit

KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO dënon katër të pandehur, tre përfitojnë pezullim të burgimit Aktualitet

KORRUPSION NË ZGJEDHJE/ GJKKO dënon katër të pandehur, tre përfitojnë pezullim të burgimit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT