Tre shqiptarë janë arrestuar në qytetin e Savonas në Itali pasi kanë hyrë në mënyrë të paligjshme në komisariatin e Guardia di Financës.
Shqiptarët janë ngjitur në murin e jashtëm të godinës me anë të një shkalle, pasi mendonin se ishte një magazinë, por kanë rënë drejt e në duart e policisë.
Policia i ka arrestuar tre shqiptarët, ndër të cilët njëri ishte vetëm 17 vjeç me akuzën hyrjes së paligjshme në vende ushtarake dhe vjedhje në tentativë.
Dy të tjerët do të gjykohen ditën e sotme, ndërsa i mituri është dërguar në një qendër rehabilitimi në Gjenovë.


