• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Flamur Noka akuzon deputetin e PS: Ka tjetërsuar pronat në Dhërmi, përmes falsifikimit
Home
Shqipëri

Flamur Noka akuzon deputetin e PS: Ka tjetërsuar pronat në Dhërmi, përmes falsifikimit

23 March, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni është akuzuar publikisht se ka vjedhur 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi nga familja Bua.

Denoncimi publik u bë në emisionin “Të Paekspozuarit”, ku zonja Irini Bua akuzon deputetin për tjetërsimin e pronës së saj, nëpërmjet falsifikimit.

Në një deklaratë për mediat, deputeti i PD Flamur Noka tha sot: “Pasi ka blerë 11 mijë metra katrorë tokë me dokumenta të fallsifikuar, Alket Hyseni, ia kaloi atë mikut të Edi Ramës, Gon Papulit. Ku i gjeti milionat një nëpunës shteti, ish-doganieri Alket Hyseni, për të blerë 11 mijë metra katrorë tokë në Dhërmi apo të tjera në Tiranë?

Çfarë e bën edhe më të rëndë grabitjen e pronës nga familja Bua tek Alket Hyseni dhe më pas tek miku i kryeministrit, është fakti se ai e ka kryer transaksionin në kohën kur Edi Rama e kishte emëruar Kryetar të Task Forcës për verifikimin e kthimit dhe rregjistrimit të pronave në bregdetin e Jugut.

Në këtë histori ka edhe një fakt tjetër shumë të rëndë. Kur po bëhën 24 orë nga denoncimi publik i zonjës Irini Bua, Edi Rama hesht.

Kryeministri që bërtet për drejtësi dhe që ka ngritur një task force të re me “alketë” të tjerë për grabitjen e re të pronave në bregdet, duhet t’u përgjigjet disa pyetjeve!

· Pse i ka dhënë mikut Gon Papuli leje ndërtimi për një fshat turistik mbi një pronë të vjedhur nga deputeti Alket Hyseni?

· Sa prona të tilla janë grabitur me lejen e kryeministrit Edi Rama?

· Kush janë klientët që do të marrin pronat e grabitura nga skema e re mafioze e qeverisë, që u heq pronarëve të drejtën e pronës?

Bashkë me Edi Ramën hesht edhe Prokuroria. Deri tani, Prokuroria nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për të hetuar këtë peshk të madh që i ka rënë në rrjetë.

Partia Demokratike beson se ky është një rast që Prokuroria të mos tregohet selektive dhe të bëhet pjesë e axhendës politike të palës që është në pushtet.”, tha Noka. ​

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Shqiptarët hyjnë për të vjedhur në magazinë, por e gjejnë veten në….
Previous article FOTO/ E "gozhdojnë" me kritika për ngjashmërinë me Michael Jackson, vajza jep përgjigjen interesante

Redaktor2

Postime të ngjashme

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin Politikë

MOMENT VIRAL/ Rama me atlete të bardha në Samit, si reagojnë Rutte dhe Trump kur e shohin

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte Breaking News

VIDEOLAJM / Samiti i NATO-s në Ankara, Rama pritet nga Rutte

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë Politikë

PAMJET/ Kryeministri Rama dhe bashkëshortja në Ankara, priten nga Erdoğan dhe Zonja e Parë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT