• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 26 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

26 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
ALARM/ Shifrat e pabesueshme: Europa po shkon drejt dekristianizimit
Home
Jetë

ALARM/ Shifrat e pabesueshme: Europa po shkon drejt dekristianizimit

23 March, 2018 Redaktor2 Jetë

Alarmi që është ngritur shpesh në vende si Hollanda, apo Gjermania, sot ka prekur mbarë kontinentin, përveç vendeve ku identiteti fetar ka arsye specifike të përforcohet si p.sh në Poloni, Hungari apo në Balltikun kufitar me Rusinë.

Një sondazh i fundit i organizuar nga univeristeti i St Mary tregon se rënia e besimit fetar apo vetëpërcaktimi si afetar, ka njohur ritme të jashtëzakonshme në brezin e ri.

Sipas të dhënave të këtij sondazhi, vendi më pak fetar – duke patur parasysh se grupmosha e sonduar është ajo e moshës 16-29 vjeç, është Çekia ku 91% e të pyeturve deklarojnë se nuk kanë asnjë afilacion fetar. Kjo përqindje zbret në 70-80% në Estoni, Suedi, Hollandë.

Vendi më fetar është Polonia, ku vetëm 17% e të rinjve thonë se nuk kanë asnjë besim, ndjekur nga Lituania.

Në shifra të larta është afetarizmi i deklaruar edhe në Britani, apo Francë që shkon diku te 60-70%.

Në sondazhin e organizuar duke marrë për bazë sondazhin social europian 2014-2016, nuk figuron një vend i rëndësishëm si Italia dhe aty nuk përfshihen as katër vende të Ballkanit që janë anëtare të BE-së si Greqia, Kroacia, Rumania dhe Bullgaria.

Sondazhi shkon edhe më tej kur hulumton përqindjet e atyre që luten, pra që përveç se afilohen me një besim janë edhe praktikantë, apo edhe që kërkojnë shërbime fetare.

Panorama është e qartë: Europa po shkon drejt një realiteti të shndërruar tërësisht në raport me atë që konsiderohet prej shumëkujt si baza e identitetit të saj: Kristianizmi.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Habit fansat/ Aktorja e njohur shqiptare harron të veshë .. (FOTO)
Previous article EKZEKUTIMI I GRABITESIT/ ZBULIMI: Arben Muçaj, autori i dytë është plagosur. Në gjendje të rëndë në spital dhe... (EMRI)

Redaktor2

Postime të ngjashme

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj! Jetë

E DHIMBSHME/ 2-vjeçarja ndërron jetë pasi u abuzua fizikisht dhe seksualisht nga nëna dhe partneri i saj!

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë Jetë

TRAGJIKE NGA I NXEHTI EKSTREM/ Dy fëmijë gjenden të pajetë në makinë në Francë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe Jetë

TRAGJIKE NË ITALI/ Nëna i merr jetën vajzës 13-vjeçare dhe më pas vret veten, trupat u gjetën nga motra e madhe

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT