Nderkohe qe viktima e perplasjes se sotme me policine mbetet ende i paidentifikuar, behet me dije se graitesi qe mbeti i plagosur gjate shkembimit te zjarrit me policine eshte identifikuar si shtetasi Arben Mucaj.
Mesohet se ai ndodhet ne gjendje kritike ne spitalin e Fierit dhe policia pret mundesine per nje deshmi, qe te hedhe drite mbi ngjarjen dhe autoret e tjere.
Ngjarja ka ndodhur ne Fier, nderkohe qe sipas te dhenave te para policia ben me dije se perplasja erdhi pas nderhyrjes se uniformave blu, ne ndihme te nje familje qe kishte dhene alarmin per grabitje.
Policia ben me dije se “në datën 23.03.2018, rreth orës 03:00, policia lokale u njoftua nga një telefonatë se në lagjen “29 Nëntori” Fier, disa persona kanë tentuar të hyjnë brenda shtepisë duke thyer drynin e derës”.
Ne kohen qe ka nderhyre policia, autoret kane hapur zjarr ndaj saj. Per pasoje policia ka reaguar po me arme dhe nje nga autoret ka mbetur i vdekur dhe tjetri u plagos.