• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Një shqiptare humb jetën në Zvicër
Home
Aktualitet
Kronikë

Një shqiptare humb jetën në Zvicër

7 November, 2017 k.autor Kronikë

Një aksident fatal ka ndodhur në rrugën “Hendschikerstrasse” në Lenzburg të Kantonit Aargau. Mbrëmjen e së hënës, një pensionist zviceran 80-vjeçar, me veturën e vet e ka goditur pa frenuar fare shqiptaren nga Maqedonia, Elida Osmani (19). Vajza e re ka qenë duke kaluar nëpër vendkalimin e rregullt për këmbësorë, kur papritmas e godet zvicerani 80-vjeçar.

Nga goditja e fuqishme, vajza tashmë e ndjerë është shtyrë për disa metra në asfalt, duke pësuar lëndime të rënda trupore dhe në kokë. Pas arritjes së ekipit të shpëtimit në vendngjarje, ajo nuk ka qenë e aftë të flasë, shkruan “Blick”, përcjellë shtegu.com. Pas pak kohësh, praktikantja e Migrosit nuk u mbijetoi plagëve të marra. Për familjen shqiptare jeta më nuk ka kuptim. I vetmi që mund të shqiptojë ndonjë fjalë është kushëriri i saj, Bedri Asani (34), i cili me lot në sy pohon: “Ishte aq vajzë e lumtur. Buzëqeshja e saj do të mbetet e pavdekshme!”. “Elida ishte duke u kthyer në shtëpi me autobus nga vendi i saj i praktikës, nga Migrosi në Cyrih. Paraprakisht ajo ka biseduar në telefon me nënën e saj dhe i kishte thënë se së shpejti do të kthehet në shtëpi”, është shprehur Asani. Por, atje nuk arriti asnjëherë, familja kot e priti. “Babai i saj i brengosur, shkoi për ta kërkuar dhe në stacionin e autobusëve kishte vërejtur ekipet e shpëtimit. Menjëherë i shkoi mendja te më e keqja. Ai vrapoi në vendngjarje dhe për herë të fundit e mori Elidën në përqafim”.

Ekipet e shpëtimit u munduan me çdo kusht ta shpëtojnë vajzën e re, por pa sukses. Ajo ndërron jetë në ora 01.19 në spital. “Prindërit e Elidës janë buzë greminës. Aktualisht janë nën ndikim të konsumimit të medikamenteve. Elida ka edhe një vëlla, i cili gjithashtu është tronditur nga ngjarja”, përfundon kushëriri. Vozitësi i automjetit është rrëqethur nga ngjarja, ndërsa policia zvicerane është duke hetuar rastin. Ndaj pensionistit zviceran është urdhëruar kontrolli i gjakut dhe urinës, por edhe i është konfiskuar patenta e shoferit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Arratisje spektakolare e shqiptarit nga paraburgimi/ Policia britanike ngrihet në alarm
Previous article Ish-shefi i arbitrave “djeg” moviolistët: Goli i anuluar për vlonjatët ishte i rregullt

k.autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik Aktualitet

"SHQIPËRIA NUK ËSHTË NË SHITJE"/ Londra mbushet kuq e zi, shqiptarët hidhen në protestë: Rama ik

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës Aktualitet

ARRSH HAP PROCEDURËN/ 6 mbikalime për këmbësorët do të ndërtohen në kilometrat e parë të autostradës Tiranë–Durrës

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca Aktualitet

E RËNDË/ Gjendet i pajetë në lumin Mat ish-oficeri i Gardës, 56 vjeçari vuante nga demenca

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT