Ka zbritur në rrjetet sociale sherri mes gazetarit të njohur Artan Hoxha me ish Kryeministrin Sali Berisha.
Shkak është bërë një postim i Hoxhës në facebook-un e tij, pasi siç mësohet aty, ka qenë këto ditë në Tropojë. Një vizitë në vendlindjen e ish Kryeministrit, vetëm pak ditë pas atij sherri të paparë që ai kishte live në “Studion e hapur” të Eni Vasilit me ish Kryeministrin Berisha i cili ndërhyri me telefon ndërkohë që diskutohej mes analalistësh dhe opinionistësh.
Mes të tjerash Hoxha e akuzoi se qëndron prapa ngjarjeve që kanë ndodhur në Tropojë në vitet 1998- 2000 pas vrasjes së liderit të dhjetorit ’90, Azem Hajdari, ku u vranë shumë persona.
Postimi i Artan Hoxhës ka marë shumë komente, mes tyre edhe ato të Bledian Kokës, Drejtorit të Informacionit të televizionit Fax News, i cili njihet si pranë qëndrimeve politike të Berishës. Ndërkohë që me Artan Hoxhën janë koegë dhe kanë punuar deri para pak kohësh bashkë në televizionin News 24.
Koka shkruna se “kot zihesh me tropojanët (Sali Berishën) se nuk ta kanë me të keq. Nuk ka vonuar shumë dhe Artan Hoxha po hapur ne komunikimin publik të facebook ia ka kthyer: Unë nuk zihem me kënd, por nuk ia hap rrugën atij që zihet me mua…”.
Për më shumë lexojeni të plotë debatin:
Përgatiti: Alpenews.al





