• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
TE REJAT E SKANDALIT/ Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi, pikat ku bashkohen dhe ndahen për fshehjen e pasurisë (RAPORTI)
Home
Uncategorized

TE REJAT E SKANDALIT/ Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi, pikat ku bashkohen dhe ndahen për fshehjen e pasurisë (RAPORTI)

14 March, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Uncategorized

Ka çuditërisht shumë pika të përbashkëta dhe disa dallime interesante në lidhje me skemën e përdorur për të njëjtën çështje, nga dy bashkëpunëtorët më të ngushtë në Prokurorinë e Përgjithshme, në lidhje me skandalin e pasurimit apo fshehjes së pronave, nga Adriatik Llalla dhe Rovena Gashi.

Së pari, ajo që i bashkon si ish Prokurorin e Përgjithshëm ashtu edhe ish Drejtoreshën e tij për Drejtorinë e Marrëdhënieve Juridiksionale me Jashtë të organit të akzës, është babëzia. Babëzia për të shtuar brenda 5 viteve të mandatit, nëpërmjet asaj që SHBA e ka cilësuar si përfshirje në rastet e mëdha të korrupsionit në detyrë, me mijëra herë pasurinë e tyre dhe familjarëve.

Së dyti, të dy në këtë histori i bashkon shuma e jashtëzakonshme që shkon në miliona e miliona euro.

Së treti, ajo që e bashkon Llallën me Gashin në aferën e pasurimit të tyre,- ish ministri i Drejtësisë e cilësoi si të ardhur nga paratë e krimit pasi u kanë mbyllur dosjet,- është lloji i pasurimit: Të dy kanë dashur prona të patundshme.

Së katërti, dallimi i tyre në këtë pikë është se Llalla pasuritë e patundshme i ka dashur në toka, kryesisht ullishta dhe sipërfaqe jashtëzakonisht të mëdha në fshat, ku gati ka blerë një fshat të tërë vetëm në periferi të Tiranës. Ndërsa Gashi ka investuar në imobilare, në pallate, apartamente dhe në godina me hapësira për biznese të mëdha.

Së pesti, dallimi mes tyre është tek skema që kanë përdorur për të fshehur burimin dhe origjinë e parave me anë të të cilave e kanë vendosur këtë pasuri. Llalla me sa duket i sigurtë që do ishte përjetë ose për një kohë shumë më të gjatë sesa qëndroi si Kryeprokuror, ka përdorur një skemë klasike të pastrimit të parave nëpërmjet investimit në prona të paluajtshme. Ka blerë toka me çmime qesharake dhe brenda një kohe shumë të shkurtër i ka rishitur ose rivlerësuar ato me çmime dhjetra herë më të larta për të justifikuar më pas nëpërmjet tyre, paratë e vendosura në rrugë korruptive.

Ndërsa Rovena Gashi duke dashur te jetë pak më e rafinuar në skemën e saj, ka investuar në prona kryesisht në ndërtim, por duke mos patur si ti justifikonte, i ka lënë të pahipotekuara, në pritje të ditëve më të mira dhe ia ka lënë babait në ngarkim, i cili prej 25 vjetësh figuron si i papunë dhe pa bërë asnjë pagesë në tatime e taksa.

Së gjashti, ajo që i bashkon, është fakti se të gjitha këto i kanë bërë vetëm gjatë 5 viteve kryesisht që kanë qenë të dy sëbashku në krye të Prokurorisë së Përgjithshme.

Së fundi, këto pika të përbashkëta dhe dallime, për çeshtjen e pasurimit, duket se përcaktohen edhe nga mënyra sesi të dy funksionojnë në tërësi edhe në drejtime të tjera. U pa kjo tek qasja që patën me çështjen e mandatit në detyrat respektive. Llalla, u shkarkua dhe u pajtua në heshtje me fatin. Gashi u shkarkua dhe bëri zhurmën maksimale duke pretenduar se po i hahet haku, duke e bërë çështjen e emërimit të saj jo vetëm publike dhe mediatike, por edhe juridike duke e çuar në gjykatë ku edhe e humbi çështjen. Nga ana tjetër kur e pa se SHBA dhe institucionet e vettingut i kishin zbuluar të gjitha këto zullume që i janë bërë sëfundi dhe publike, Llalla hoqi dorë vullnetarisht nga sistemi i drejtësisë duke u dorëhequr.

Ndërsa Gashi, përkundrazi. Sa më shumë i dalin në shesh skandalet dhe shkeljet, aq më shumë duket e vendosur që ti shkojë gjërave deri në fund. Në vend të tërheqjes nga sistemi i drejtësisë po kërkon të ngjitet akoma edhe më lart në karrierë. Ka dorëzuar dosjen për një nga dy vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese. Po të shohësh se po në këtë mënyrë ka vepruar edhe bashkëshorti i saj Dritan Gina kur e hoqën si Kryeprokuror i Komanduar i Qarkut Elbasan, atëherë kupton se familjarisht mendojnë se e gjitha çfarë po përjetojnë ska lidhje me ta dhe dalin e “ulërasin” publikisht: O Zot, bëje ëndërr!

Përgatiti: Alpenews.al           

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Punonte në ndërtim për të mbajtur familjen, si vdiq emigranti shqiptar në Santorini (DETAJET+FOTO)
Previous article Rikthehet Aurela Hoxha! Pozon pothuajse e zhveshur dhe ju nxit imagjinatën për... (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar Aktualitet

GODITJA E GRUPIT TË TRAFIKUT TË DROGËS/ Nga Dritan Gjika, Isa Aliu tek Armando Pacani, zbardhen emrat e personave të akuzuar

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre Aktualitet

MBI 150 MILIONË EURO PASURI TEK SEKUESTRIMI I PRONAVE DHE TOKAVE/ Shkatërrohet perandoria e kokainës e Shpëtim Aliut, Dritan Gjikës dhe shokëve të tyre

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin Aktualitet

DHUNA NË AMBIENTET E GJKKO/ Prokuroria e Tiranës nis hetimin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT