• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 27 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

27 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
DETAJE/ Si u shndërrua Erisa nga ajo që u jepte guxim të tjerëve, në vajzën depresive… derisa i dha FUND jetës
Home
Histori Njerëzore

DETAJE/ Si u shndërrua Erisa nga ajo që u jepte guxim të tjerëve, në vajzën depresive… derisa i dha FUND jetës

10 March, 2018 k.autor Aktualitet, Histori Njerëzore, Sociale

Në ditën e “festës” së 8 Marsit, një vajzë 19-vjeçare i ka dhënë fund jetës në kushte të rënda psikologjike pas një debati me të fejuarin e saj.
Erisa Veizi është gjetur në gjendje të rëndë në banesën e saj nga familjarët pasi kishte konsumuar një sasi të madhe fostoksine.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, pasi mes vajzës 19- vjeçare nga fshati Zvirinë dhe të fejuarit të saj ka pasur një debat përmes telefonit. Pasi e ka përjetuar keq debatin me të fejuarin e saj, e reja është mbyllur në dhomën e saj dhe në kushtet e tronditjes së thellë ka pirë tetë tableta fostoksinë.

Prindërit e kanë gjetur në kushte të rënda në dhomën e saj dhe, pavarësisht se e kanë dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Korçës, ka ndërruar jetë vetëm pas rreth 30 minutash.

Erisa përshkruhet nga shoqja e saj dhe nga familja si një vajz shumë e qeshur dhe ishte ajo që u jepte guxim të tjerëve. Gjë që e bën të pabesueshme tragjedinë e ndodhur.

“Akoma nuk po arrij ta besoj dot si ti u ndave nga jeta si e bere ate veprim …

ti ajo vajza e qeshur qe na jepje guxim. shpirti yt u prefte ne paqe motrushka ime nuk kam fjalë ta shpreh dhimbjen Erisa Veizi”, shkruan vajza Elena.

Sipas familjes së saj debatet me të fejuarin kishin ndikuar te vajza dhe për këtë arsye ishte në gjendje depresive, gjë e cila e ka shtyrë drejt aktit të vetëvrasjes.
“Vajza kishte pësuar tronditje psikologjike nga debatet e vazhdueshme që kishte me të fejuarin e saj.

Këto debate kanë bërë që vajza jonë të zhytej në një gjendje depresive”, janë shprehur dy prindërit e 19-vjeçares.
Ata kanë sqaruar se lidhja mes dy të rinjve ishte zyrtare pasi për këtë gjë ishin vënë në dijeni dhe dy familjet respektive.

“Ne ishim në dijeni se mes tyre kishin lindur debate gjatë ditëve të fundit, por nuk e mendonin kurrë se Erisa do të kryente një veprim të tillë”, kanë shtuar dy prindërit e tronditur nga tragjedia që preku familjen e tyre. Genci dhe Fitore Veizi janë prindër të katër vajzave.

Erisa ishte vajza e dytë pas të parës 22 vjeçe. Çifti ka dhe dy vajza të tjera, 17 dhe 13 vjeçe. Lidhur me ngjarjen e rëndë, Policia e Korçës bën të ditur se ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave që sollën vetëvrasjen e 19-vjeçares.

 

Nga ana tjetër, po punohet për marrjen në pyetjet të të fejuarit të Erisa Veizit për të hedhur më shumë dritë mbi atë që ka ndodhur dhe për të zbuluar shkakun e konfliktit mes tyre. Dy prindërit e pikëlluar dhe të afërm të tjerë të vajzës kanë tërhequr trupin nga morgu i Spitalit Rajonal të Korçës, ndërkohë që të premten pritet të kryhet ceremonia për përcjelljen për në banesën e fundit të 19-vjeçares.

Përgatiti AlpeNews.al

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Hasan Lika: U mundëm prej gabimeve tona, njerëzit mund të mendojnë se jemi për Europë nga loja e zhvilluar
Previous article Bruno Dita: Mendoj se e kam merituar formacionin, ja për kë ishte dedikimi i golit

k.autor

Postime të ngjashme

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari Aktualitet

NGJARJA NË KAMËZ/ Policia jep DETAJET: Qëlloi me armë drejt një servisi celularësh, arrestohet 18-vjeçari

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët Aktualitet

MARSHIMI NË RRUGËT E TIRANËS/ Protestuesit thirrje për dorëheqjen e kryeministrit: Shqipëria kërkon revolucion! Poshtë patronazhistët

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz Aktualitet

E PËSON KEQ/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet një person në Kamëz

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT