• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Arkitekture
  • Art
  • Kinematografi
  • Muzikë
  • Trashegimi
Aktorët refuzojnë prishjen e Teatrit Kombëtar: Nuk mbyllet institucioni pse ka punuar keq drejtori
Home
Kulturë

Aktorët refuzojnë prishjen e Teatrit Kombëtar: Nuk mbyllet institucioni pse ka punuar keq drejtori

8 March, 2018 F.autor Kulturë

Ka kaluar një muaj që kur Sindikata e Artistëve të Skenës dhe Teatrit thirri një mbledhje të hapur për të diskutuar ndryshimet e propozuara nga Ministria e Kulturës, në ligjin “Për Artin dhe Kulturën” dhe Transparencën për ndërtimin e TK. Sot, ata thonë që ka një mungesë vullneti për konsultimet në ndryshimet ligjorë dhe Bashkia refuzon transparencën për projektin e TK.

“Nga data 22 që kemi dërguar letrat në ministri dhe bashki, ende nuk kemi marrë asnjë përgjigje zyrtare për kërkesat tona. Të kërkosh transparencë nuk është histeri”, u shpreh Alert Celoaliaj.

Sindikata e Artistëve deklaroi që është për rikonstruktimin, qoftë edhe kthimin në muze, dhe jo shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar. Madje propozoi që çdokush mund të kontribuojë për këtë. Duke theksuar që nuk do të tolerojnë aspak ngushtimin e territorit të teatrit.

“Nuk thotë që do ndërtohen kulla, nuk thotë që do ndërtojmë teatrin poshtë kullave. Nuk thotë që territori i TK nuk duhet të preket. Po a nuk kemi të drejtë ne si qytetarë të Tiranës të kërkojmë të drejtat për këtë territor të këtij qyteti. Shumë shpejt brenda javës do të lidhim gjithë institucionin e nevojshëm për të hapur një numër llogarie për rikonstruktimin e TK kombëtar dhe për donacione nga gjithë shqiptarët”, tha Arben Derhemi.

Artistët kërkuan edhe rikthimin e qendrës e artit, statusin e artistit, si dhe ruajtjen e autonomisë.

“Nuk është argument që të mbyllësh një institucion, sepse ka punuar keq drejtori. Siç nuk është produktive që nga 30 milion lekë që ka qenë fondi i qendrës në dispozicion të projekteve private, sot të katandisemi në 10 milionë lekë. Nuk është decentralizim siç pretendon ministrja ky ligj, por është centralizim i skajshëm”, u shpreh Kastriot Cipi.

Ne mbështetje te artisteve ishin përfaqësues të Shoqërisë Civile por edhe deputetet e opozitës nga PD dhe LSI.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MBLEDHJA KRYESISË/ Arben Imami: Partia Demokratike dhe kryetari i saj janë në rënie të vazhdueshme
Previous article Formacionet zyrtare: Dortmund – Salzburg

F.autor

Postime të ngjashme

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti Breaking News

KONCERTI I KANYE WEST/ Gati stadiumi për 60 mijë spektatorë! Ja rrugët që do të bllokohen nga nesër në 07:00, linjë e dedikuar transporti

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin Kulturë

QENDRA HISTORIKE E DHËRMIUT SHPALLET PASURI KULTURORE/ Plan i ri për mbrojtjen dhe administrimin

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës Kulturë

HARMONI NGJYRASH DHE FORMASH/ 60 vepra të artistit Edmond Hysi ekspozohen në Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT