“Nuk mund të mblidhet Kuvendi pa u thirrur Këshilli. Kjo parti ka nevojë për një diskutim të thellë politik. PD dhe Basha janë në rënie të vazhdueshme”.
Këto kanë qenë fjalet e para te ish ministrit Arben Imami, pas mbledhjes se Kryesise se PD, ku refuzoi te ishte pjese e grupit te punes per ndryshimet ne statut, propozuar nga lideri i PD Lulzim Basha, teksa ka zbardhur edhe mendimin e tij qe ka thene ne mbledhje.
“Unë nuk përfaqësoj askënd, këtu janë plot njerëz të tjetër që kanë folur, që kanë qenë kritik dhe duhet të përfshihen në një debat serioz, të hapur e transparent.
Debati bëhet vetëm në parti. Bëmë një mbledhje para disa muajsh po këtu, dy ceshtjet kryesore isshin respektimi i statutit dhe bashkimi.
Statuti s’është respektuar se nisi një proces pa kaluar në këshillin kombëtar, bashkimi, ky kongres apo kuvend do cojë në asgjë më shumë se formalizomi dhe legalizimi i mosbashkimit nëse kjo cështje do trajtohet në mënyrë buroktrarike”.