Ambasadorja e Bashkimit Europian Romana Vlahutin një daje për mediat ka vendosur theksin tek lufta ndaj korrupsionit dhe plotësimi i kritereve për Integrimin në BE.
“Secili shtet anëtar i BE duhet të trajtohen me kushtet e paracaktuara dhe kriteret që duhen plotësuar në vijimësi. Është një punë që do përkushtim dhe besimin e palëve. Shtetet që aspirojnë të anëtarësohen nga të gjitha sektorët që kanë detyrim të raportojnë në hartimin e raport-progresit për vitin e ardhshëm. Kjo është një punë kolektive ku e rëndësishme është bashkëpunimi mes vendeve dhe këtu janë dy sfida, por me anë të bashkëpunimit rezultatet do jenë të frytshme. Këtu evidentohet progresi i arritur deri tani, por edhe hapat që do ndiqen për anëtarësimin e Shqipërisë. Korrupsioni është një nga objektivat që duhet të luftohet nga Shqipëria për të ecur përpara drejt BE,” tha Vlahutin.


