• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 9 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

9 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
E TMERRSHME/ I riu në Shkodër u vra për një kapele… Rrëfehet autori i krimit
Home
Breaking News

E TMERRSHME/ I riu në Shkodër u vra për një kapele… Rrëfehet autori i krimit

6 November, 2017 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Zbardhet shkaku i sherrit qe i mori jeten te riut Hermes Beqiri, 23 vjeç, i cili humbi jeten dje ne spital ne Tirane pasi nuk i mbijetoi dot plages nga arma e zjarrit.

Krimi i rëndë që nisi si lojë mes të rinjsh për një kapele, më pas precipitoi me të shtëna armësh ku autori është një 17-vjeçar me precedentë të mëparshëm.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së shtunës në Shkodër, kur në lagjen “Guerrile”, në vendin e njohur si “ish-Zooteknika”. Policia Vendore e Shkodrës, pas një aksioni të mirëorganizuar, arrestoi autorin e dyshuar të krimit, shtetasin E. Hoxha, 17 vjeç.

Bashkë me të, Policia arrestoi edhe shokun e tij, D. Harifi, po 17 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë ngjarje. Nga ana tjetër, Bekim Turishta është arrestuar duke u akuzuar për “moskallëzim krimi”.

Të rinjtë kanë qenë duke qëndruar në një lokale tek “ish-Zootekniku”, kur mes tyre ka nisur debati për një kapele që ia kanë vënë njëri-tjetrit në kokë. Kaq është dashur që ata të konfliktohen.

Pak çaste përpara ngjarjes, mësohet se shtetasi Hermes Beqiri e ka rrahur 17- vjeçarin e dyshuar si autor. Ky i fundit ka shkuar dhe ka marrë një automatik kallashnikov. Është afruar te dera e lokalit dhe nga aty e ka qëlluar. 23-vjeçari fillimisht ka mbetur i plagosur rëndë.

Menjëherë, autori, bashkë me armën dhe shokun e tij, është larguar me një motor që kishte. Forcat e Policisë kanë marrë informacion se 17- vjeçari fshihej në fshatin Frudë. Menjëherë, dhjetëra efektivë të komisariatit të drejtuar nga zëvendësshefi Saimir Rrustemi, kanë shkuar në vendin ku fshihej.

Pas pak minuta kërkimesh, është arritur që të arrestohet. E. Hoxha mbante ende në dorë automatikun në momentin e arrestimit dhe fare pranë kishte edhe motorin që ishte larguar. Policia e ka arrestuar dhe ka sekuestruar armën e krimit dhe mjetin, me të cilin ka lëvizur.

Pas arrestimit, 17-vjeçari Hoxha dhe bashkëmoshatari i tij janë dërguar në Policinë Vendore të Shkodrës për t’u marrë në pyetje mbi ngjarjen e ndodhur. Gjatë marrjes në pyetje, adoleshenti ka treguar se sherri mes tyre ka ardhur për një kapele dhe se 23- vjeçari Hermes Beqiri e ka rrahur.

“Ne jemi ngatërruar për një kapele. Nisi pak si lojë, por më pas situata u bë serioze. Aty ngritëm zërin dhe ai më rrahu. Më pas kam marrë automatikun dhe e kam qëlluar. Nuk kam dashur ta vras”, mësohet të ketë thënë 17-vjeçari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Foto/ Aksident i frikshëm në Gramsh, i dehuri merr përpara makinat e parkuara
Previous article "Ka sekrete"/ Drejtori ekonomik i SHISH kërkon mbledhje me dyer të mbyllura

F.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT