Mblidhet paraditen e sotme Komisioni i Sigurisë, për të diskutuar në lidhje me buxhetin e SHISH. Por nga brenda mbledhjes, Ylli Aga ka kërkuar që mbledhja të jetë me dyer të mbyllura për shkak të përmbajtjes sekrete. Ylli Aga është shprehur: “Mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura”.
Po kështu opozita ka vijuar bojkotin e mbledhjeve duke u larguar. Eduard Halimi nga radhët e PD është shprehur: “Nuk mund të diskutohet në qeverinë e krimit”. Halimi ka shtuar se qeveria i del në krah kriminelëve, duke përmendur këtu rastin Tahiri dhe arrestimin e biznesmenit Sota, ku Halimi pretendon se policia i del në krah krimit.
“Në një situatë normale ne do të diskutonim për këtë ligj kaq të rëndësishëm. Por kjo ndodh në një qeveri normale, jo në një qeveri e lidhur me krimin dhe drogën. Qeveria është kapur në flagrancë me krimin. Qeveria në vend që të mbante anën e drejtësisë, i doli në krah Habilajve për tre javë. Iu bënë alibi. Pak ditë më parë një biznesmen u kap me 863 mijë euro dhe me patentat e ish-ministrit Tahiri që betohej se s’kishte patente skafi. Policia nuk e raportoi. Mbi 800 mije euro nuk mund të kalojnë kesh. Ose biznesmeni ose Kurum duhet të shkojë në burg. Arrestimi i biznesmenit është bërë pak metra larg burgut të Elbasanit. Fugoni i policisë së burgut ka ndërhyrë në këtë ngjarje, që e ka fshehur policia”, tha Halimi. /AlpeNews.al/