• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 14 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

14 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Parlamenti holandez njeh genocidin armen, tërbohet Turqia
Home
Europë

Parlamenti holandez njeh genocidin armen, tërbohet Turqia

23 February, 2018 Redaktor2 Europë, Nderkombetare

Parlamenti holandez ka votuar për ta njohur si genocid masakrën e vitit 1915 të Perandorisë Osmane mbi 1.5 milionë armenë.

Ky votim është pasuar me një “përplasje” diplomatike mes Holandës dhe Turqisë, e cila ka tërhequr ambasadorin e saj.

Mocioni gjeti mbështetjen e të gjitha partive të mëdha. Ai vjen pak ditë pasi qeveria turke foli për ndryshim të marrëdhënieve me Holandën.

Ndërsa ministri i Jashtëm turk tha se mocioni i miratuar nuk do të njihet si i ligjshëm.

Prej kohësh, Armenia ka kërkuar që vrasjet e armenëve nga Perandoria Osmane të konsiderohen genocid.

Autoritetet turke e kundërshtojnë fort këtë gjë, duke argumentuar se masakra janë kryer nga të dyja palët.

Të paktën 29 shtetet, mes të cilave Rusia, Kanadaja, shumica e vendeve të BE-së dhe vendet e Armeikës së Jugut e kanë njohur genocidin mbi armenët.

Vendimi i Parlamentit holandez vjen në një moment kur tensioned janë rritur mes Holandës dhe Turqisë.

Në fillim të këtij muaji, Holanda tërhoqi ambasadorin e saj nga Ankaraja.

Shkak u bë një debat i madh që erdhi pas bllokimit të vizave të disa zyrtarëve turq që u përpoqën të bënin fushatë për referendumin që i shton kompetencat Erdoganit.

Në atë kohë (mars 2017), presidenti turk deklaroi se “herët apo vonë, ata do ta paguajnë këtë”.

Po ashtu, Erdogan u shfaq i ashpër pasi Holanda i ndaloi hyrjen në vend ministrit të Jashtëm turk.

“Ata janë mbetje të fashizmit”, tha Erdogani, ndërsa kryeministri holandez, Mark Rutte, tha që Ankaraja duhet të kërkojë falje për gjuhën e papranueshme.(TemA TV)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur shpalli kandidaturën për Kryetar Bashkie në emër të të zhgënjyerve/ Bojaxhi dhuratë vetes 3 000 m katrorë vreshta!
Previous article Grabitja e vilës në Shkodër/ Burg për dy autorët, arresohet edhe nipi i pronares. Ja ç’thanë në gjyq

Redaktor2

Postime të ngjashme

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit Botë

ALARMI POLAK PËR UKRAINËN: Rusia do shtojë sulmet gjatë sezonit të dimrit

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë” Botë

ALARM NL NGUSHTICËN E HORMUZIT/ Niveli i kërcënimit shpallet “i rëndë”

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor Botë

"NA BLLOKUAN KOLONËT ME ARMË AMERIKANE"/ Senatori demokrat rrëfen incidentin në Bregun Perëndimor

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT