• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Një vështrim mbi fushatën në Itali dhe skenaret e qeverisjes pas 4 marsit
Home
Europë

Një vështrim mbi fushatën në Itali dhe skenaret e qeverisjes pas 4 marsit

21 February, 2018 F.autor Europë, Nderkombetare

Rritja e populizmit në Europë ka përpara një tjetër test: zgjedhjet e 4 marsit në Itali. Partitë antiestablishment kanë shënuar rritje vitet e fundit. Mjafton të kujtojmë këtu Frontin Nacional të Marine Le Penit në Francë apo partitë kundër emigrantëve në Gjermani, AfD. Në Itali, ku populistëve u ka ecur mirë, është Beppe Grillo me Levizjen 5 Yjet dhe Lega Nord. A do ta kthejnë ato në kapital problemin e emigrantëve, ekonominë në stanjacion dhe ndjeshmërinë antiestablishment?

Po nëse partitë euroskeptike do të fitojnë në 4 mars? Kjo do të thoshte një shkop në rrotat e mekanizmit të projekteve të BE-së, ende e tronditur nga Brexiti. Rezultati i zgjedhjeve do të ndikojë edhe mënyrën sesi Italia do të përballet me borxhin publik.

Për më tepër, Italia është dera kryesore e Europës për emigrantët afrikanë dhe një regjim i ri mund të prekë edhe numrin e atyre që mbërrijnë nga dalin prej këtij vendi.

Italia është qeverisur nga një koalicion i majtë i qendrës që prej zgjedhjeve të fundit 5 vjet më parë. Tre kryeministra janë ndërruar gjatë kësaj kohe: Enrico Letta, Matteo Renzi dhe Paolo Gentiloni.

Renzi 39-vjeçar, kryeministri më i ri i Italisë, u dorëhoq pasi u investua plotësisht në një referendum kushtetues, të cilin votuesit e kundërshuan në masën 59%.

Partitë kryesore

Është partia antiestablishment, Lëvizja 5 Yjet; Partia Demokratike që drejtoi koalicionin qeverisës 2013-2018, Forza Italia e Silvio Berlusconit dhe euroskeptikët e të djathtës Lega Nord, e cila e ka hequr fjalën e dytë nga emërtesa, në përpjekje për t’u shtrirë më gjerë sesa veriu i Italisë.

Zgjedhjet janë parë si mundësia që i jepet për rikthim Berlusconit, i cili u dorëoq nga posti i kryeministrit në vitin 2011, pas akuzave se kishte paguar për seks prostituta minorene. 81-vjeçari është në proces apelimi ndaj një vendimi që e ndalon atë të kandidojë për poste publike, pas një dënimi për mashtrim me taksat.

“Berlusconi nuk ka ikur kurrë nga politika”, thotë Daniele Albertazzi, një ekspert i politikës italiane në Universitetin e Birmingamit. “Ajo që ai ka bërë është përpjekja për ta servirur këtë si rikthim, pasi ka qëndruar në heshtje për njëfarë kohe. Por ai është ende lideri dhe pronari i Forza Italia-s. Ai e financon, pra e ka të vetën. Vetë njerëzit e asaj partie thonë se pa Berlusconin, ajo nuk do të ekzistonte. Ai ka aftësinë e jashtëzakonshme për ta ripaketuar veten si dikush tjetër. Ai po e paraqet vetena tani si biznesmen dhe jo si politikan”, thotë Albertazzi.

Një ngjarje e ndodhur disa ditë më parë pati jo pak ndikim në politikën e fushatës. Plagosja e disa emigrantëve nga italiani Luca Traini e katapultoi emigracionin në krye të axhendës së zgjedhjeve. Italia priti 119 000 emigrantë vitin e kaluar, rreth 1/3 e numrit të mbërritur në 2016-n.

Diskursi politik tashmë është fokusuar në aspektet negative të emigracionit. “Fokusi nuk janë miliona njerëz që janë integruar dhe punojnë në fabrikat e veriut, që do të detyroheshin t’i mbyllnin pa punën e emigrantëve”, thotë sëri Albertazzi.

Qëndrimet populiste të Lega Nord dhe Lëvizjes 5 Yjet, të cilat janë të ashpra me politikat për emigracionin e paligjshëm, e kanë detyruar edhe Berlusconin të ashpërsojë tonet, thotë analisti Stefan Lehne.

“Berlusconi mund të flasë ashpër kundër emigracionit, por nuk duhet harruar se ishte ai që pranoi rregulloren e Dublinit, e cila e dha përgjegjësi Italisë. Po ashtu, Berlusconi ka bërë përpjekje për ndryshimin e ligjeve për emigrantët”.

Ekonomia

Ekspertët thonë se ekonomia italiane është e dobët dhe ndërsa rritja është e dobët, tregu i punës është i dobët. “Shumica e zemërimit të votuesve italianë nxitet nga shqetësimi mbi ekonominë dhe pakënaqësia me mënyrën si funksionon shteti. Korrupsioni luan rol gjithashu, është një problem i madh në Itali”, thotë Lehne.

Papunësia në Itali qëndron në shifrat 10.8%, ndërsa mesatarja në BE qëndron në nivelin 7.3%. papunësia te të rinjtë nën 25 vjeç është 32.2%. Italia është e dyta në bllokun e vendeve të BE-së për numrin e madh të papunësisë te të rinjtë.

Mugesa e besimit

Ka një skepticizëm të përhapur në Itali, që përkthehet në ndjesinë se çdonjëri është e pafuqishëm dhe nuk mund të bëjë asgjë për të ndryshuar pozicionin e tij. Kjo ushqen retorikën kundër politikanëve. Dhe çka është më e çuditshmja, ata që e ngrenë zërin për këtë janë njerëz që kanë qenë në politikë për dekada me radhë. “Berlusconi, Lega Nord dhe Lëvizja 5 Yjet po ushqejnë idenë se institucionet politike të vendit po punojnë kundër interesit të popullit”, thotë Albertazzi.

Çfarë do të ndodhë?

Sondazhet tregojnë një epërsi të lehtë të bllokut të Berlusconit, ku bën pjesë edhe Lega Nord. Por pavarësisht avantazhit të aleancave, nuk ka shumë gjasa që të arrihet një shumicë qeverisëse. Albertazzi thotë se nëse asnjë parti nuk del nga zgjedhjet me fitore të qartë, gjasat janë që të ketë një pakt mes Forza Italias dhe Partisë Demokratike.

Por nuk është gjithashtu e pamundur që Lëvizja 5 yjet t’i bashkojë forcat me Lega Nord për të qeverisur vendin. Kjo mund të jetë në kundërshim me vetë votuesit e Lëvizjes 5 yjet, shumica e të cilëve janë të majtë.

Edhe një aleancë Forza Italia-Partia Demokratike do të ishte e paqëndrueshme. Kjo sepse në përpjekje për t’u bërë kryeministër, Berlusconi do kërkojë mbështetje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VENDIMET/ Disiplina dënon Partizanin e Tiranën, pezullimit e gjobës nuk i shpëton as Bakaj
Previous article Nga aktorë në politikanë, këta janë të famshmit shqiptarë që pranuan se kanë vuajtur nga ankthi dhe depresioni (FOTO)

F.autor

Postime të ngjashme

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023 Botë

LUFTA NË GAZA/ Mbi 73 mijë viktima që nga 7 tetori 2023

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës Botë

RAPORTI I OKB-së: Qershori, muaji më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga fillimi i luftës

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja Botë

GJERMANIA NUK PRET EVROPËN/ Shefi i Forcave Ajrore kërkon më shumë armë dhe avionë nga SHBA-ja

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT