• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
Bushati: Përfshirja e Spanjës, rol i shtuar për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor
Home
Shqipëri

Bushati: Përfshirja e Spanjës, rol i shtuar për integrimin në BE të Ballkanit Perëndimor

18 February, 2018 Redaktor2 Politikë, Shqipëri

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati po merr pjesë në sesionin e 54-t të “Konferencës së Sigurisë së Mynihut”. Gjatë punimeve të kësaj konference, Ministri Bushati zhvilloi një takim me homologun e tij spanjoll,  ministrin e Jashtëm dhe Bashkëpunimit në Mbretërinë e Spanjës Alfonso Dastis.

Zyrtarët e lartë diskutuan mes tyre mbi Strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian dhe situatën në Ballkanin Perëndimor, si dhe u angazhuan për gjetjen e instrumentave për thellimin dhe rigjallërimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Ministri Bushati u shpreh se Shqipëria e vlerëson rolin e Spanjës në favor të politikës së zgjerimit të BE-së, ndërsa shtoi se do të dëshironte përfshirjen e saj aktive në Ballkanin Perëndimor. Ai theksoi se Shqipëria pret mbështetjen e Spanjës përsa i takon hapjes së negociatave me BE-në, duke theksuar progresin e bërë në plotësimin e pesë prioriteteve dhe sidomos implementimin e reformës në drejtësi.

Ministri Bushati u ndal dhe tek njohja e Kosovës, ndërsa nënvizoi se rasti i saj nuk ka asgjë të përbashkët me rastin e Katalonjës.

Gjatë punimeve të konferencës, Ministri Bushati zhvilloi një takim dhe me ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlut Çavuşoğlu. Ministrat diskutuan për çështje të karakterit dypalësh, duke u ndalur dhe në çështje që lidhen me sigurinë në rajon dhe më gjerë.

Gjatë konferencës së Sigurisë së Mynihut që mbyll sot punimet, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme zhvilloi një takim me homologun e tij, Ministrin e Jashtëm të Japonisë Taro Kono. Ministrat diskutuan mes tyre për bashkëpunimin e mirë mes dy vendeve dhe gjetjen e hapësirave për forcimin e konsolidimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi, në rrafsh shumëpalësh dhe në mënyrë të veçantë, bashkëpunimin ekonomik.

Ministri Bushati e njohu homologun e tij Kono me mundësitë që ofron vendi ynë për investime me interes për biznesin japonez.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rita nuk niset për Londër pa e përqafuar Ledrin, të cilin... (VIDEO)
Previous article Rikthehet BRISEJDA SHEHAJ, ja posti i ri që merr në qeveri

Redaktor2

Postime të ngjashme

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare Politikë

"EMRI I TRUMP GLOBALIZOI ZVËRNECIN"/ Rama: Pa atë lidhje, do ishte një çështje shqiptare

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi... Politikë

"E KANË PARKUAR FYTYRËN NË PRAPANICË"/ Rama bën për një lekë Administratën: Janë pa gjak, kërkojnë para! Ne jemi...

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE Politikë

LIGJI PËR ZONAT E MBROJTURA/ Rama: Do të skanohet dhe përputhet 100% me direktivat e BE

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT