Të gjithë e mbajnë mend Briseida Shehajn, ish-drejtoresha e tatimeve në qeverinë Rama I, e cila u bë një ndër drejtoreshat më të komentuara asokohe.
Pas një largimi Briseida Shehaj do kthehet sërish, por kësaj here si drejtoreshë e Agjencisë Kombëtare të Titujve të Pronësisë, një agjenci e cila do të ketë në varësi Hipotekat, ALUIZNI-in dhe ATP-në (Agjencinë e Kthimit të Pronave), shkruan “Opinion”.
Gjithashtu mësohet nga burime të rezervuara se projekti për bashkimin në një institucion të vetëm të këtyre tre institucioneve i është besuar Briseida Shehajt.
Ky projekt i paralajmëruar nga kryeministri Edi Rama, i cili merr jetë në muajin qershor, vjen me arsyen për të zgjidhur jo vetëm problemin e legalizimit të ndërtimeve pa leje, por edhe çështjen e pronës në përgjithësi.
Briseida Shehaj ishte një nga njerëzit më të rëndësishëm të Tatimeve, në zv.ministre e Ekonomisë dhe së fundi në Drejtore Ekzekutive e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA), post të cilin ende e mban deri në qershor, në krijimin e institucionit të ri.


